Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes dy dokumenteve jozyrtare, Komisioni Evropian shpreh shqetësimin për protestat dhe sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt, por edhe për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe negociimin e drejtpërdrejtë të tenderave publikë.

Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri.

Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit.

Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.

“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.

BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.

Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane.

Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve.

Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë,

“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,” thuhet në vlerësimin e BE-së.

Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.

“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.

Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndër një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut.

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.

“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën./BIRN

Previous Post

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al