Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpikjet teknologjike që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shpikjet teknologjike që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatë vite më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do të bëhej pararojë e botës përmes krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat, duke premtuar mes të tjerash vende pune me paga të larta, biznese të reja dhe forma të reja financimi.

“Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë,” deklaroi Rama.

Me të vërtetë, Shqipëria e miratoi një kuadër ligjor në vitin 2020, ndërsa sot, në shtator 2025, asnjë aktivitet ekonomik nuk është licencuar në këtë drejtim.

Relacioni i qeverisë për projektligjin që u miratua mbi “tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, lavdëron kriptomonedhat si një teknologji që “ka mundësuar për herë të parë në histori kryerjen e transaksioneve ekonomike të sigurta ndërmjet dy palëve në distancë, pa përfshirjen e ndërmjetësuesve ose palëve të treta”, dhe se “një mjedis i mirërregulluar i emetimit, ofrimit dhe tregtimit të aktiveve virtuale mund të sjellë përfitime thelbësore si për ekonominë e vendit”.

Ekspertët e qeverisë flisnin në këtë kohë për përdorimin e regjistrave të shpërndarë për të zgjidhur probleme të tilla kyçe, si regjistrimi i pronave.

Kriptomonedhat nuk ishin teknologjia e vetme për të cilën kryeministri shqiptar foli me entuziazëm si mjete që do të sillnin ndryshim rrënjësor për vendin dhe që, dukshëm, deri më sot nuk janë materializuar.

Në vitin 2021, pasi prokuroi marrjen me qira të dy minisatelitëve që mbanin emrat pompozë “Albania 1” dhe “Albania 2”, me kosto 6 milionë euro, Rama deklaroi se këto instrumente do t’i jepnin vendit disa zgjidhje të rëndësishme në menaxhimin e territorit, luftën kundër informalitetit e të tjera.

“Do të kemi një inspektor në qiell,” deklaroi ai në një rast.

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj, do ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vet,” deklaroi ai në tetor 2021.

Dy vjet më vonë u mësua se, në fakt, një dyzinë me ndërtues kanë bërë kate të tëra shtesë apo kanë shtuar volumin e objekteve për të cilat patën marrë leje ndërtimi, pa u dalluar nga sytë e inspektorëve në tokë dhe, duke i shpëtuar edhe syrit vigjilent të dronëve apo të satelitëve.

Përdorimi i risive teknologjike për të gjetur zgjidhje për problemet madhore të vendit vijoi me euforinë e shkaktuar nga Inteligjenca Artificiale. Në nëntor të vitit të kaluar, ai deklaroi se ka në plan të përdorë fuqinë e Inteligjencës Artificiale për një punë me rëndësi kyçe, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes përkthimit të ligjeve dhe rregulloreve evropiane në gjuhën shqipe me këtë makineri. Më tutje, Rama premtoi përdorimin e Inteligjencës rtificiale për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike dhe për zgjidhjen e konflikteve të shkaktuara nga defektet në regjistrat e pronave të patundme. Megjithëse propozimi për përdorimin e IA-së në prokurimet publike erdhi që prillin e vitit të kaluar, ende nuk ka kurrfarë inteligjence të përdorur për asgjë.

Mbetet për t’u parë në vitet në vijim se si do të funksionojë në praktikë përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në territoret e djegura nga zjarri, një premtim i dhënë nga Rama pak ditë më parë në ceremoninë e dekorimit të një numri zjarrfikësish që luftuan zjarret. Sipas Ramës, vendi ynë do të synojë “futjen në përdorim gjerësisht të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura”. Ai nuk shpjegoi se nëse qeveria kishte bërë një analizë për të konkluduar se dronët do të zgjidhnin problemin e mbjelljeve të pyjeve, dhe jo, fjala vjen, metoda më tradicionale e mbjelljes me lopata e ekskavatorë./BIRN

Previous Post

767 aksidente rrugore në 7 muaj, 16% më pak se 1 vit më parë

Next Post

Shkodër/ Makina përmbyset në rrugë, plagoset pasagjeri, dërgohet tek ‘Trauma’

Next Post
Shkodër/ Makina përmbyset në rrugë, plagoset pasagjeri, dërgohet tek ‘Trauma’

Shkodër/ Makina përmbyset në rrugë, plagoset pasagjeri, dërgohet tek ‘Trauma’

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al