Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpërthimi në Lushnje, 3 të plagosur drejt Traumës. Ja si është gjendja e deputetit Çela

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shpërthimi në Lushnje, 3 të plagosur drejt Traumës. Ja si është gjendja e deputetit Çela
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre nga 8 të plagosurit, si pasojë e një shpërthimi që tronditi qytetin e Lushnjes, pasditen e sotme, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për një ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën shtetasi Landi Verçani, i cili dyshohet se ishte në drejtimin e një ekskavatori, që ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë, e cila pas këputjes ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Gjithashtu një prej të plagosurve rëndë është edhe djali i viktimës, që ndodhej në mjetin që ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, 3 nga të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës, mes të cilëve është edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit, sipas Ballës, ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Bujar Çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

Ndërkohë nga raportimet e para, Çela iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, në spitalin e Lushnjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi bluzat e bardha në Lushnje kanë vendosur që ai të transportohej për një shërbim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë.

Të plagosurit e tjerë po marrin trajtim në spitalet e Lushnjes dhe Fierit, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e stabilzuar.

Prokuroria dhe Policia kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen, e cila deri në këto momente klasifikohet si aksidentale.

Previous Post

Më ka marrë malli për vajzën ”- Ledjona bën gati valixhet

Next Post

VIDEO/ Penallti për Partizanin, ja çfarë bën Cara

Next Post
VIDEO/ Penallti për Partizanin, ja çfarë bën Cara

VIDEO/ Penallti për Partizanin, ja çfarë bën Cara

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

October 31, 2026
Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al