Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpërthim me tritol biznesit në Fushë Krujë – Kush është pronari dhe e kaluara me precedentë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Shpërthim me tritol biznesit në Fushë Krujë – Kush është pronari dhe e kaluara me precedentë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në fshatin Derven të Krujës gjatë orëve të para të ditës sotme.

Mësohet se lënda plasëse i është vënë dyqanit në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka. Dyqani përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin/rët.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit”, njofton policia.

Donald Luka në vitin 2022 dhe vëllai i tij Ernest Luka kanë dhunuar në mënyrë brutale kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar.

Kujtojmë se në atë kohë, Donald Luka u shpall në kërkim, ndërsa Ernest Luka u arrestua nga policia dhe mësohet se ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se shkak është bërë një konflikt i hapur, mes Çelës, kunatit të tij dhe dy vëllezërve. Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai për policisë në atë kohë.

Kuzhinieri Çela u rrah brutalisht me leva hekuri më datë 19 mars, teksa po lëvizte me makinën e tij së bashku me bashkëshorten, pranë Fushë Krujës.

Tags: Donald LukaErnest Lukafushe-krujeshperthimtritol
Previous Post

Nxehet punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë

Next Post

Kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Next Post
Kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

September 15, 2026
Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al