Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shokët s’më pritën dot, rashë në tokë”/ 13-vjeçari pëson frakturë nga “sfida e Supermenit” në TikTok

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Shokët s’më pritën dot, rashë në tokë”/ 13-vjeçari pëson frakturë nga “sfida e Supermenit” në TikTok
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye në fenomen botëror e me pasoja. Kudo shiheshin të rinj të cilët në mënyrë të dyshimtë lëviznin rrugëve me telefona në dorë në përpjekje për të mbledhur Pokemonë. Pas saj loja e rrezikshme, e njohur si “Balena Blu”, çoi shumë fëmijë deri në vetëvrasje.

Këto ditë një tjetër kërcënim është shfaqur në TikTok duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. “Sfida e Supermenit” ose “Superhero”, ka shënuar trauma tek shumë nga përdoruesit e TikTok. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur ose jo nga miqtë.

Nga “loja” e rrezikshme që është përhapur edhe në Shqipëri, mbi 10 të rinj janë raportuar të lënduar. Arbri është një 13-vjeçcar dhe tregon për “Stop” në Tv Klan se është viktimë e kësaj loje. Ai nuk ka telefon, por nën ndikimin e shokëve, ia nënshtrua lojës së rrezikshme dhe Arbri theu dorën e dëmtoi shtyllën kurrizore.

Arbër: Këtë lojë e mësova nga shokët. Ishim rreth 7 ose  8 vetë dhe po luanim të gjithë, pati dëmtime edhe te të tjerët, por kur erdhi radha ime më hodhën shumë lart dhe nuk më pritën dot, rashë me dorën e majtë në tokë. Kjo shkoi në dëmtimin e dorës sime.

Gazetarja: Pra ty nuk të kthyen mbrapsht por ty të hodhën në drejtim vertikal, lart apo joë?

Arbër: Po dhe asnjëri nuk më priti ngaqë ishte edhe frika se kisha shkuar shumë lart.

Gazetarja: Ju ishit në ambientet e shkollës apo në lagje?

Arbër: Në ambientet e shkollës, në pushim të gjatë. Pastaj erdhi oficerja por kisha pak frikë dhe nuk i tregova që e kisha vrarë me lojën e TikTok-ut. Pas pak vazhdoi dhe dora duke m’u ënjtur dhe mësuesja lajmëroi mamin, u drejtuam direkt në Spitalin Ushtarak, morëm vesh që kisha thyer krahun dhe e futa dorën në allçi.

Gazetarja: Pate dëmtime të tjera veç krahut që tashmë e ke edhe të fashuar?

Arbër: Vetëm kur isha në ajër, u përdrodha dhe e kam kurrizin me problem, asgjë tjetër.

Gazetarja: Ti Arbër ke telefon?

Arbër: Jo, nuk kam, vetëm ma kanë treguar shokët lojën.

Gazetarja: Kjo ka qenë loja e parë që keni provuar nga TikTok-u?

Arbër: Hera ime e parë ishte, të tjerët e kishin provuar edhe më parë. Dua t’u them të gjithë fëmijëve që  e shohin këtë trend në TikTok, mos ta luajnë sepse është shumë e rrezikshme, ka shumë fëmijë që janë lënduar, thyerje këmbe, gjuri dhe duarsh.

Gazetarja: Në ditën kur ti ke qenë në spital, çfarë ka ndodhur tjetër përveçse u mjekove, çfarë pe ti në spital?

Arbër: Ishin shumë fëmijë, ishin të lënduar në gjunj, kishin thyer kupën e gjurit, kyçin e këmbës dhe njëri  kishte thyer të dyja duart. Për këtë iu drejtova “Stop”-it, dua t’u them që ta lëndojnë këtë lojë.

Psikologia Gejsi Anamali tregon sesi duhet të komunikojmë me fëmijët në të tilla raste, pasi ata shtyhen dhe drejtohen nga turmat në shkollë për t’u bërë pjesë e lojës. Ndërsa eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi tregon se ofrohen opsionet “Family sharing” në TikTok si një mënyrë që prindërit të monitorojnë fëmijët./tvklan

 

Previous Post

Nipi do shkojë pranë Parashqevi Simakut, vëllai i këngëtares: Nuk më intereson çfarë flitet për…

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al