Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës së mbrëmshme në kryeqytet.
Policia njofton se si pasojë e flakëve lokali në pronësi të E.A. është shkrumbuar plotësisht, kurse si shkak dyshohet se ka qenë një difekti teknik.
“Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton policia.