Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet me procedurat e prokurimit në sektorin e shëndetësisë vijojnë të përsëriten, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit dhe kontrollin e fondeve publike. Pas rasteve të raportuara më herët nga Ekofin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalin Rajonal të Durrësit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka evidentuar shkelje të tjera, këtë herë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe në Drejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej” në Lushnjë.

Dy vendimet e publikuara nga APP tregojnë se problematikat nuk janë të izoluara, por po shfaqen në institucione të ndryshme të sistemit shëndetësor publik, duke dëshmuar dobësi të vazhdueshme në administrimin e procedurave të prokurimit.

Në rastin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, APP zhvilloi monitorimin e një kontrate furnizimi pas një ankese të paraqitur nga një palë e tretë. Sipas konstatimeve, autoriteti kontraktor nuk kishte provuar se ishin kryer verifikimet e nevojshme mbi përmbushjen e kushteve të kontratës dhe cilësinë e mallrave të furnizuara, siç kërkohet nga dokumentet e tenderit dhe legjislacioni në fuqi.

Po ashtu, APP konstatoi se nuk ishte verifikuar deklarata e operatorit ekonomik lidhur me prodhuesin e mallrave, dokument mbi bazën e të cilit kompania ishte shpallur fituese e procedurës së prokurimit.

Për këto shkelje, Agjencia e Prokurimit Publik ka propozuar marrjen e masave disiplinore ndaj katër personave përgjegjës.

Ndërkohë, në Spitalin “Ihsan Çabej” të Lushnjës, APP kreu verifikimin e dy procedurave të prokurimit me vlerë të vogël për kontrata shërbimesh, pas një tjetër ankese nga një operator ekonomik.

Sipas vendimit, autoriteti kontraktor nuk kishte respektuar kërkesat e ligjit “Për prokurimin publik” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave për rregullat e prokurimit publik, lidhur me përgatitjen e ftesës për ofertë dhe publikimin e procesverbalit të argumentimit në sistemin elektronik të prokurimit.

Gjithashtu, APP konstatoi se nuk ishin ndjekur procedurat e parashikuara në udhëzimin për zhvillimin elektronik të procedurave me vlerë të vogël.

Për pasojë, Agjencia ka propozuar marrjen e masave disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit të prokurimit të këtyre procedurave.

Këto dy raste i shtohen një serie shkeljesh të evidentuara gjatë muajve të fundit në institucionet shëndetësore. Ekofin ka raportuar më herët për gjetjet e APP-së në procedurat e zhvilluara nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Psikiatrik i Elbasanit dhe Spitali Rajonal i Durrësit, ku gjithashtu u konstatuan mangësi në zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik.

Përsëritja e këtyre rasteve në spitale të ndryshme tregon se problemet nuk lidhen me incidente të izoluara, por sinjalizojnë dobësi sistematike në administrimin e tenderëve publikë në sektorin e shëndetësisë./ekofin.al

Tags: APPDrejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej”shkeljetSpitalit Rajonal të Shkodrëstenderët e shëndetësisë
Previous Post

Shqipëria e piktorit si mëmëdhe i serbëve, jo i shqiptarëve!

Next Post

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al