Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkeli ligjin për ndërtimet/ “Raiffeisen Bank” nuk paguan gjobën 6 mijë euro, e detyron Gjykata

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shkeli ligjin për ndërtimet/ “Raiffeisen Bank” nuk paguan gjobën 6 mijë euro, e detyron Gjykata
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shumëkujt mund t’i ketë ndodhur që, në një moment të caktuar të jetës, të mos ketë pasur mundësi të shlyejë detyrimet bankare, për kredi, overdraft, etj. Në këto situatat, bankat, pasi dështojnë të marrin paratë e tyre sipas kontratës, i drejtohen gjykata për lëshimin e “urdhërave të ekzekutimit”, ato vendime që ngarkojnë më pas përmbaruesit për të bllokuar llogaritë bankare apo pasuri të ndryshme të debitorëve, deri në shlyerjen e detyrimit financiar.

Por, një situatë e ngjashme i ka ndodhur një banke të rëndësishme në Shqipëri, e cila është detyruar nga gjykata që të paguajë një detyrim që nuk e ka shlyer vullnetarisht.

Bëhet fjalë për “Raiffeisen Bank”. Natyrisht, nuk mund të besohet se banka nuk ka pasur mundësi financiare për të shlyer një gjobë në shumën rreth 6 mijë euro. Por, për arsye ende të paqarta, “Raiffeisen Bank” nuk e ka paguar vullnetarisht një masë administrative që është vendosur ndaj saj nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndaj, “Raiffeisen” tashmë është detyruar të paguajë penalitetin, bazuar në një urdhër ekzekutimi të lëshuar së fundmi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë, Tiranë, sipas një vendimi të siguruar nga “Boldnews.al”.

Gjoba për “Raiffeisen”

Në fund të Tetorit 2025, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka vendosur një masë administrative “gjobë” ndaj “Raiffeisen Bank” në shumën 593.320 lekë të reja (rreth 6 mijë euro).

Fillimisht, Banka ka argumentuar se nuk ka marrë njoftim për këtë gjobë. Ndaj, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar me format e tjera të parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrave, nëpërmjet shpalljes publike.

“Raiffeisen Bank” ka marrë njoftim pas shpalljes dhe e ka ankimuar vendimin e gjobës pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Ligji “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, i ndryshuar, në nenin 14 të tij, parashikon se “Ankimi gjyqësor kundër vendimit të IKMT dhe atij të njësisë vendore nuk pezullon ekzekutimin e tij”.

Pra, gjoba duhet paguar, pavarësisht nëse bën ankim. Në rast se paditësi fiton në përfundim të procesit ligjor, atëherë shuma e paguar rikthehet.

Këtë parashikim ligjor, “Raiffeisen Bank” duhet ta njohë më së miri, pasi ajo pranon shumë derdhje financiare nga qytetarët për shlyerjen e gjobave të vendosura nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ose Inspektoratet vendore.

Megjithatë, siç rezulton nga vendimi gjyqësor i lexuar nga ‘Boldneës.al”, banka “Raiffeisen” nuk e ka paguar gjobën prej rreth 6 mijë euro.

Gjykata detyron “Raiffesen” për gjobën

Në 5 shkurt 2026, Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë ka miratuar kërkesën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të gjobës ndaj Raiffeisen Bank.

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al” thuhet:

• “Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.

• Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vjeljen e gjobës ndaj Raiffeisen Bank, bazuar në vendimin e dënimit me gjobë nr.7310, datë 29.10.2025 mbajtur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, në masën 593,320 lekë,me këto të dhëna:

• a) Kreditori: Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, BashkiaTiranë.

• b) Debitori: subjekti Raiffeisen Bank.

• c) Shuma e detyrimit: masën 593,320 (pesëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e treqind e njëzet mijë)lekë.

Në vijim, gjykata urdhëron shërbimin përmbarimor që të kryejë vjeljen e gjobës, gjithashtu kujton palët se ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankim./boldnews.al/

Previous Post

Skandali me dosjet Epstein, arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew

Next Post

Skandali/ Pirro Vengu iu fali borxhet e Portit të Durrësit kompanive të lidhura me krimin

Next Post
Skandali/ Pirro Vengu iu fali borxhet e Portit të Durrësit kompanive të lidhura me krimin

Skandali/ Pirro Vengu iu fali borxhet e Portit të Durrësit kompanive të lidhura me krimin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al