Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra motra prokurore e Ermonela Felaj! Udhëtime me kriminelë dhe mijëra € të pajustifikuara

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shkarkohet nga detyra motra prokurore e Ermonela Felaj! Udhëtime me kriminelë dhe mijëra € të pajustifikuara
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja e Tiranës Eranda Laze, e njohur gjithashtu si motra e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimi u shpall të martën, më 29 korrik, pas pranimit të shumicës së shkaqeve të ankimit ndaj vendimit të mëparshëm për konfirmimin e saj në detyrë.

Sipas KPA, Laze dhe bashkëshorti i saj nuk arritën të justifikojnë burimet financiare për pagesën e këstit të parë dhe të fundit të një apartamenti në vlerën e 40 mijë eurove. Po ashtu, trupi gjykues evidentoi mungesë provash për të ardhurat nga avokatia të bashkëshortit, për të cilat nuk rezulton të jenë paguar detyrimet tatimore përkatëse.

Në fokus të hetimit ishte edhe një ngastër toke e dhuruar bashkëshortit të saj, për të cilën prokurorja nuk dha shpjegime bindëse lidhur me marrëdhënien me dhuruesit. Gjithashtu, nuk u justifikua as investimi i përbashkët në një garazh në zonë turistike, i kryer nga babai i bashkëshortit dhe një shtetase tjetër, ndonëse ai jeton në Itali.

Një tjetër pikë e ngritur nga KPA ishin udhëtimet e Laze me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Edhe pse nuk u konsideruan penalizuese, këto fakte u vlerësuan si tregues të papërgjegjshmërisë dhe ndikuan në vendimin për shkarkim.

Në përfundim, KPA e vlerësoi si të pamjaftueshëm justifikimin e pasurisë nga ana e subjektit të rivlerësimit dhe rrëzoi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur largimin e saj nga sistemi i drejtësisë.

Kujtojmë se më 8 nëntor të vitit të kaluar, KPK e kishte konfirmuar në detyrë Eranda Lazen, duke pranuar pjesërisht shpjegimet e saj për një bilanc negativ prej 10 milionë lekësh dhe për udhëtimet me persona të dyshuar. Pakica në atë rast kishte vlerësuar se shpjegimet nuk ishin bindëse për dy apartamente të blera në Tiranë për rreth 81 mijë euro dhe për një automjet, ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte rekomanduar ankim ndaj vendimit.

Në fund, Kolegjit i Posaçëm i Apelimit e konsideroi vendimin e KPK-së si të pabazuar dhe i dha fund qëndrimit të Eranda Laze në sistemin e drejtësisë.

Tags: Ermonela Felajveting
Previous Post

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

Next Post

Protestë e “TKZ” në Luginën e Preshevës: Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo Euro 2027 me Serbinë!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al