Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shifrat/ Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.

Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe festat e fundvitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, paraja jashtë bankave ishte 434 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë euro. Në krahasim me fundin e vitit 2024, ky tregues është rritur me 10.5 miliardë lekë (rreth 107 milionë euro), ose 2.5% më shumë. Një vit më parë (2024), ndryshimi për të njëjtën periudhë kishte qenë negativ (-4.1 miliardë lekë) dhe në 2023 rezultoi -3.5 miliardë lekë.

Të dhënat historike, tregojnë se kjo është rritja më e fortë e parasë jashtë bankave në pjesën e parë të vitit, që nga viti 2003, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, me përjashtim të janar-maj 2020, kur u konstatua një qarkullim i lartë i parasë jashtë kanaleve bankare, por që lidhet me periudhën e pazakontë që kaloi vendi, për shkak të kufizimeve që synonin frenimin e pandemisë së Covid.

Në muajt e parë të 2025-s, niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë banke u shënua në mars (+6.4 miliardë lekë) dhe në maj (+4.9 miliardë lekë). Në fund të majit, paraja jashtë bankave arriti në 23.9% të parasë gjithsej, nga 23.7% në dhjetor, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2023.

Në 6 maj, pak para zgjedhjeve, që u mbajtën në 11 maj, euro zbriti për herë të parë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke sinjalizuar për një ofertë të rritur të valutës. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që rënia e monedhës së përbashkët të frenohej.

Të dhënat historike tregojnë se me përjashtim të 2020-n, që ishte një periudhë jo normale, një tendencë e ngjashme është shënuar sa herë ka pasur zgjedhje, kryesisht ato të përgjithshme.

Psh në muajt e parë të 2021-t, që përkojnë me zgjedhjet e përgjithshme të 21 prillit të atij viti, paraja jashtë bankave u rrit me 6 miliardë lekë (rreth 60 mln euro), në raport me dhjetorin 2020. E njëjta prirje përsëritet në pjesën e parë të 2015-s, teksa në 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet lokale (+5 miliardë lekë). Siç tregon dhe grafiku “Ndryshimi i parasë jashtë banke, Maj ndaj Dhjetorit, vitet 2003-2025” në të gjitha periudhat e tjera, kur nuk ka pasur zgjedhje, paraja jashtë bankave ulet në muajt e parë të vitit.

Gjatë periudhave zgjedhore, në shumë vende me demokraci të brishta apo me informalitet të lartë ekonomik, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar. Kjo lidhet ngushtësisht me praktika si blerja e votës, financimi informal i fushatave, si dhe shmangia e kontrollit fiskal.

Ky fenomen është konstatuar edhe në vende si India, Nigeria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Në Meksikë, psh, raportet kanë zbuluar që pagesat me para fizike ishin të përhapura nëpër mes të fushatës, duke demonstruar sasi të mëdha cash që qarkullonin pa gjurmë bankare. Në Indi, raportet zyrtare tregojnë rritje të menjëhershme të parasë në qarkullim dhe sekuestrime të shumta cash gjatë zgjedhjeve.

Fenomeni lidhet ngushtësisht me nivelet e informalitetit ekonomik, institucione të dobëta mbikëqyrëse dhe mungesë transparence në financimin politik. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i rritjes së parasë jashtë bankave gjatë zgjedhjeve ndodh për disa arsye:

-Financimi informal i fushatave: Në shumë vende, veçanërisht në ato me demokraci të brishtë ose me institucione të dobëta mbikëqyrëse, financimi i fushatave ndodh në mënyrë joformale, jashtë çdo raportimi ligjor. Paratë në dorë (cash) janë më të lehta për t’u përdorur në mënyrë të paligjshme, sepse    Nuk lënë gjurmë bankare; Nuk kërkojnë deklarim fiskal; Përdoren për blerje të votës, pagesa ndaj patronazhistëve apo shpërblime spontane.

-Mungesa e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit: Në mungesë të institucioneve të forta që të monitorojnë dhe auditojnë burimet e financimit elektoral, aktorët politikë preferojnë të operojnë me cash, pasi kështu paratë janë të pazbulueshme nga strukturat tatimore, policia financiare apo auditorët publikë.

-Cash-i si mjet për patronazh dhe ndihma të drejtpërdrejta: Sistemet klienteliste në zgjedhje shpesh funksionojnë përmes ndarjes së ndihmave të drejtpërdrejta për qytetarët (ushqime, transport, punësime afatshkurtra, dhurata). Paraja fizike është forma më e shpejtë dhe më e pranueshme për këtë lloj transaksioni, veçanërisht në zonat me nivel të ulët dixhitalizimi ose pa akses bankar.

/Monitor.al/

Tags: Paraja jashtë bankezgjedhje 2025
Previous Post

USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

Next Post

Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Next Post
Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al