Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nxjerrë nga sirtarët e saj dhe ia ka vënë në dispozicion avokatëve, marrëveshjen ligjore të lidhur me të pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi “Krymi”, të akuzuar për 7 vrasje dhe krime të tjera.

Kjo kontratë pendesë, e siguruar nga “Ora News” që mban datën 29 qershor 2023, e lidhur mes financuesit të një zinxhiri vrasjesh nga Durrësi në Elbasan, Erjon Alibej dhe 3 prokurorëve të SPAK, është firmosur nga palët 1 vit pasi ai kishte dhënë rrëfimin e parë, përballë një kamere që filmonte dhe ndiqej nga oficerët e BKH-së dhe prokurorët.

“…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarrjen për ato që mua dhe familjes time i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”, thotë Erjon Alibej në rrëfimin e tij.

Por, me rrëfimin e tij si në SPAK dhe në Gjykatë, i pandehuri Erjon Alibej, nuk solli identifikimin e ndonjë ngjarje kriminale të re apo arrestimin e ndonjë personi tjetër që SPAK, nuk kishte dijeni.

Ai ka treguar mbi kalvarin e familjes së tij, që nisi me “luftën” ballore me shokët e fëmijërisë të familjes Çopja, Kel Kamami, muhabetet që bënte me Suel Çelën, Arjan Spahinë, Sandër Bahon, Bujar Gërmizin, Florenc Çapjan, Kamer Mehjan e të tjerë dhe urdhërat apo financimet që realizonte për të kryer vrasje.

Vrasjet e realizuara në segmentin Durrës, Rrogozhinë, Peqin, Bradashesh, Elbasan dhe financimin e tyre, i kanë treguar tre të penduar të tjerë para Erjon Alibej. Pendesa e Alibejt, është realizuar dy vite pasi u arrestua nga prokurori i Elbasanit, Ritvan Suka.

Dhe dy vite pasi bashkëpuntorët e tjerë të SPAK, Euglen Halili, Henrik Hoxhaj (i përjashtuar) dhe Nuredin Dumani, kishin treguar një pjesë të mirë të dinamikave kriminale të drejtuara dhe financuara nga Erjon Alibej.

Rrëfimi i Alibejt, nuk solli asnjë arrestim për SPAK. Vetëm se rrëfimet e tij janë përdorur nga SPAK si provë makiazhi në disa dosje të tjera të regjistruara, kundër elementëve kriminale, ku provat gjenerale janë komunikimet e “Sky”.

Kjo nuk është kontrata e pendesës, por kontrata e shpresës për të shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, Erjon Alibej.

Por, kontrata e pendesës së Alibej, është shpërndarë dje tek avokatët nga ftuesi i Gjykatës së Posaçme, pasi dy prokurorët e dosjes ia vunë në dispozicion gjyqtares, Ëngjellushe Tahiri, për ta administruar në dosjen e gjykimit.

Dhe në një farë mënyre me këtë lëvizje taktike, plotësuan “dëshirën” e avokatëve të të pandehurve në këtë proces gjyqësor, të cilët e kishin kërkuar marrëveshjen me insistim, përpara se të nisin pyetjen e bashkëpunëtorit të SPAK-ut, Erjon Alibej.

Mirëpo seanca e djeshme gjyqësore e dosjes penale që publikisht njihet si “Plumbi i Artë”, është shoqëruar me debate ligjore mes avokatëve mbrojtës dhe dy përfaqësuesve të prokurorisë së posaçme SPAK.

Avokatët, kërkuan që prokuroria të dorëzonte dhe 6 proces-verbale me deklarime të mara nga Erjon Alibej me video dhe audio, seanca pyetjesh këto që janë kryer në muajin qershor 2022 dhe muajin dhjetor 2022.

Kërkesë e cila u pranua nga gjykatësja Tahiri, e cila detyroi prokurorët që seancën e radhës (të Enjte) të vinin në dispozicion të këtij gjykimi dhe 6 deklarimet e tjera që i pandehuri Erjon Alibej, ka dhënë për prokurorinë SPAK.

Ndërkohë që dy proces-verbalët e tjerë të pyetjes së Erjon Alibej në muajin 12-13 Korrik 2023, ishin vënë më parë në dispozicion të avokatëve.

“Ora News” ka mundur të sigurojë të plotë kontratën e pendesës, e cila mbështet në 7 pika, ku palët duhet ta zbatojnë në mënyrë reciproke.

Përmes kësaj kontrate 3 prokurorët e SPAK marrin përsipër se në këmbim të dhënieve dhe të dhënave të ofruara nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe ti kërkojnë asaj, uljen e dënimit apo dhe përjashtimit të dënimit të mbetur ndaj Erjon Alibej.

Në pikën Nr.1 të marëveshjes thuhet se: “…personi nën hetim Erion Alibej alias Dylgjeri merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjithë faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, si dhe për parandalimin e krimeve të tjera të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. Në dëshminë e tij personi nën hetim Erion Alibej/Dylgjeri duhet të identifikojë të gjithë pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe bashkëpunëtorëve. Këto të dhëna duhet të jepen brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes…”.

Në pikën Nr.2 të marrëveshjes thuhet se: “…personi nën hetim Erion Alibej/Dylgjeri merr përsipër që ta vazhdojë bashkëpunimin e tij me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mënyrë konstante edhe gjatë gjykimit të çështjes, në çdo shkallë të procesit gjyqësor, deri në përfundimin e tij…”.

Në pikën Nr.3 të marrëveshjes thuhet se: ”…prokurorët marrin përsipër që ti njohin të hetuarit statusin e “Bashkëpunëtorit të Drejtësisë”, si dhe të gjitha përfitimet që i siguron ky status. Gjithashtu prokurorët marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe t’i kërkojnë që, në këmbim të të dhënave dhe fakteve të ofruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë, në varësi nga rëndësia e tyre për zgjidhjen e të gjithë elementëve të çështjes, uljen e dënimit apo edhe përjashtimin e tij nga dënimi i mbetur…”.

Në pikën Nr.4 të marrëveshjes thuhet se: ”…prokurorët marrin përsipër, gjithashtu, që nëse kërkohet nga pala në marrëveshje, të fillojnë menjëherë procedurat dhe të argumentojë marrjen e masave të posaçme të mbrojtjes për bashkëpunëtorin e drejtësisë, apo personat e afërm dhe të lidhur me të, sipas ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë…”.

Në pikën Nr.5 të marrëveshjes thuhet se: “…kjo marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt marrëveshje…”.

Në pikën Nr.6 të kësaj marrëveshje thuhet se: “…kjo Akt Marrëveshje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të saj…”.

Në pikën Nr.7 të marrëveshjes thuhet se: “…marrëveshja redaktohet në dy kopje me vlerë të njëjtë, njëra prej të cilave qëndron në fashikullin e prokurorit, kurse tjetra i vihet në dispozicion personit nën hetim…”./Oranews

Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un,Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un,

Tags: Erjon Alibejkontrata e pendesesspak
Previous Post

Shifrat/ Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

Next Post

Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

Next Post
Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al