Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Sherri i dhunshëm/ Gjykata liron nga burgu Mark Frrokun, ja vendimi për 7 të arrestuarit e tjerë

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Sherri i dhunshëm/ Gjykata liron nga burgu Mark Frrokun, ja vendimi për 7 të arrestuarit e tjerë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë nga burgu. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit e konfliktit të ndodhur ditën e dielë te “kepi i Rodonit” në Durrës, ku pjesë e sherrit ishte edhe Mark Frroku.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie. Banorët tentuan të ndalonin përfaqësuesit e kishës të rrethonin truallin shumë pranë detit, në një nga zonat më të lakmuara në Durrës.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Mark Frroku dhe përfaqësuesit e kishës akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka.

Konflikti mes dy grupeve nisi si përplasje fizike me sende të forta dhe agravoi deri në përdorimin e armës.

 

Previous Post

Garda nuk i lejon në mbledhjen e Kryetarëve, deputetët e PD-së mësyjnë në zyrën e Nikollës/ VIDEO

Next Post

Gjenden shëndoshë e mirë dy fëmijët që humbën në Tiranë

Next Post
Gjenden shëndoshë e mirë dy fëmijët që humbën në Tiranë

Gjenden shëndoshë e mirë dy fëmijët që humbën në Tiranë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al