Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetase ukrainase, e cila prej katër vitesh jeton në Shqipëri, ka denoncuar një incident të ndodhur në pallatin ku banon me qira në Vlorë, konflikt që sipas saj ka nisur për shkak të qenit të saj të vogël dhe më pas ka degjeneruar në sharje, përplasje fizike dhe pretendime për dhunë ndaj kafshës.

Sipas denoncueses, ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë në hyrjen e pallatit ku ajo jeton së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo pretendon se konflikti nisi pasi një grua shqiptare refuzoi të hipte në ashensor për shkak të pranisë së qenit të saj, duke pretenduar se kishte alergji ndaj qenve.

Në videon e filmuar nga vetë shtetasja ukrainase, dëgjohet një debat verbal mes çiftit ukrainas dhe një çifti shqiptar. Në pamje dëgjohet gruaja shqiptare teksa shprehet se qentë nuk lejohen në ambientet e përbashkëta dhe se ajo ka alergji ndaj tyre, ndërsa më pas debati përshkallëzohet me tone të ashpra nga të dyja palët.

Sipas denoncueses, pas debatit fillestar, çifti shqiptar ka trokitur në derën e apartamentit të saj dhe konflikti ka vijuar në korridorin e pallatit. Në video dëgjohen sharje dhe akuza reciproke në gjuhë të ndryshme, ndërsa në disa momente situata duket se kalon edhe në kontakt fizik mes personave të përfshirë.

Gruaja ukrainase pretendon gjithashtu se gjatë konfliktit burri shqiptar ka goditur me shkelm qenin e saj të vogël, moment që sipas saj është i dukshëm në video. Po ashtu, ajo pretendon se gjatë përplasjes është tentuar t’i merret telefoni me të cilin po filmonte ngjarjen.

Në denoncimin e saj, ajo shprehet se rasti është raportuar në polici, por pretendon se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete. Ajo ngre gjithashtu shqetësimin se një fqinj tjetër ka vendosur kamera monitorimi përballë banesës së saj dhe se, sipas saj, prej kohësh po përballet me ankesa të vazhdueshme lidhur me praninë e qenit në pallat.

Nga ana tjetër, në bisedat me redaksinë, denoncuesja kundërshton pretendimin e fqinjës se ka alergji ndaj qenve, duke deklaruar se në të njëjtin pallat jetojnë edhe kafshë të tjera shtëpiake dhe se qeni i saj është i pajisur me të gjitha dokumentet dhe vaksinimet përkatëse./JOQ

Tags: Sherr në Vlorëukrainasja
Previous Post

BIRN: Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Next Post

Protesta e 25-të kundër Ramës, aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al