Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherr në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për gjuhën shqipe, deputetja shqiptare bllokon seancën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sherr në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për gjuhën shqipe, deputetja shqiptare bllokon seancën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha shqipe, një e drejtë që në letër u garantohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u bë mollë sherri në seancën e 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në Shkup.

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, Ilire Dauti reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kritikoi faktin që materialet e seancës nuk janë në gjuhën shqipe, çka e bën atë të ndihet e diskriminuar dhe jo në kushte të barabarta.

“…e nderuar nënkryetare e komisionit, po të lutem në mënyrën shumë korrekte këtu ka rregullore si funksionon, këtu nuk mund ta bësh tënden si të vije qejfi sepse në këtë rast e drejta qëndron te unë. Duhet të mi siguroni fillimisht materialet në gjuhën shqipe e pastaj të vazhdosh me seancë. Në të kundërtën, ja le ta shohin mediumet e qytetarët edhe këto zonja të nderuara këtu si mund të flitet për barazi kur në mënyrë të hapur po bëhet dhunë psikologjike dhe nënçmim ndaj deputetëve shqiptarë. Kjo seancë ka filluar pa zbatimin e Kushtetutës dhe pa zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq këtu diskutohet për strategji, e cila në qendër të vëmendjes dhe fjalët kyçe i ka diskriminimin, dhunën psikologjike, nënçmimin e kështu me radhë…”, tha Dauti duke bllokuar seancën

Ndërkohë që Dauti fliste, nënkryetarja e komisionit Vesna Gjorgjieva merrte direktiva përmes celularit!

“Vazhdojmë me seancën… Nuk keni të drejtë të fjalës nuk ju dhashë të drejtë të flisni! Ju lutem, nuk ju dhashë të drejtën e fjalës!”, tha Vesna Gjorgjieva duke akuzuar Dautin se po përpiqet të fitojë pikë politike

“Nuk dua t’i manipuloni këta njerëz që kanë ardhur këtu në këtë diskutim publik për të arritur në përfundime, që do na ndihmonin shumë të gjithë neve dhe jo të fitojmë vetëm pikë politike…”, tha  Gjorgjieva

Por, deputetja Dauti nuk lëvizi nga foltorja duke thënë se edhe Ministri shqiptar për politikë sociale Fatmir Limani e ka firmosur këtë dokument vetëm në gjuhën maqedonase, madje fajësoi edhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin për neglizhencë në  zbatimin e gjuhës shqipe në këtë komision.

Më pas, nënkryetarja Gjorgjieva kërkoi pauzë për të printuar materialin në gjuhën shqipe për të jua dorëzuar deputetëve shqiptarë.

Previous Post

“Mjekët me klinika private”, denoncimi i gazetarit: Spitali francez në QSUT rrezikon të mbyllet

Next Post

Gratë më të pasura në botë në 2026 sipas Forbes

Next Post
Gratë më të pasura në botë në 2026 sipas Forbes

Gratë më të pasura në botë në 2026 sipas Forbes

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al