Dy studentë janë përfshirë në një sherr me thika në zonën e “Qytet Studentit” në Tiranë.
Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. I plagosuri raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.