Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit

Editor by Editor
in Sport
0
Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Stoli i Partizanit është një nga çështjet më të rëndë sishme të momentit në Superiore.

Pavarësisht se skuadra po ecën mirë dhe po fiton ndeshje pas ndeshjeje, në klub po kërkojnë për një “timonier” të ekipit, të cilit do t’i besohet në një plan afatgjatë me objektiv titullin dhe grupet e Ligës së Konferencës. Ndonëse kanë kaluar javë tashmë që nga largimi i Zekiçit, të kuqtë nuk e kanë emëruar një trajner, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë punuar për të sjellë një emër të përshtatshëm për klubin dhe skuadrën që është Partizani.

OBJEKTIVI NUMËR 1 – Synimi kryesor i kampionëve vijon të jetë Orges Shehi. Siç edhe “Panorama Sport” e ka pasqyruar në ditët e shkuara, mes durrsakut dhe Partizanit ka një marrëveshje paraprake, por asgjë të shkruar apo të folur mes palëve në mënyrë përfundimtare. Kontrata aktive me Tiranën i bën të dyja palët të jenë disi të tërhequra, me trajnerin, që është përqendruar më së shumti në zgjidhjen e konfliktit ligjor. Ky detaj ka shtyrë edhe që palët të mos kenë kontakte konkrete në lidhje me projektin dhe aspektin financiar.

ALTERNATIVAT – Nëse Prosineçki është një opsion i ditur tashmë, “Panorama Sport” ka mësuar një tjetër trajner, që është alternativë e Shehit dhe me të cilin Partizani ka pasur kontakte për të parë gatishmërinë e tij për pjesëmarrjen në projektin e të kuqve. Ai është Roberto Bordin, një emër mjaft i njohur në Itali si futbollist, më së shumti te Napoli. Edhe si trajner ka treguar një nivel të kënaqshëm, ku karrierën e ka kaluar më së shumti në Moldavi me Sherif Tiraspolin në periudhat 2016- 2018 dhe në janar-tetor të këtij viti. Bordin ka drejtuar në të shkuarën edhe kombëtaren e Moldavisë dhe Nefçin e Bakunë në Azerbajxhan. Pas ndarjes me Sherifin, Partizani e ka pikasur 58-vjeçarin dhe e sheh si opsion potencial. I vetmi detaj që e disavantazhon me Shehin është njohja e futbollit tonë. Bordin është lidhur edhe në të shkuarën për një kalim te Partizani.

KUR VENDOSET – Limiti që kanë vendosur te Partizani për emërimin e trajnerit është grumbullimi i Kombëtares. Qëllimi është që trajneri i ri të ketë mbi një javë kohë për tu njohur me skuadrën. Shehi mbetet në “pole position”.

Previous Post

“Iku një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim”, Alketa Vejsiu humb babain

Next Post

Ditë e zezë me 4 viktima/ Dy të rinj në lule të rinisë dhe dy të tjerë

Next Post
Ditë e zezë me 4 viktima/ Dy të rinj në lule të rinisë dhe dy të tjerë

Ditë e zezë me 4 viktima/ Dy të rinj në lule të rinisë dhe dy të tjerë

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al