Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

SHBA/ Presidenti Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dosjeve të Epstein

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar ligjin që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Sapo e kam nënshkruar projektligjin për të liruar dosjet e Epstein!”, duke shoqëruar njoftimin me kritika ndaj demokratëve, të cilët sipas tij po e përdorin çështjen Epstein për të devijuar vëmendjen nga “fitoret tona të mëdha”.

Nënshkrimi i ligjit u bë pasi Senati finalizoi procedurat dhe ia dërgoi atë Shtëpisë së Bardhë, pasi më herët ishte miratuar me shumicë dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas ligjit të ri, Departamenti i Drejtësisë ka 30 ditë kohë për të bërë publike dokumentet që lidhen me Epstein, financuesin e dënuar për abuzim me të mitur.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, Trump ishte zotuar se do t’i publikonte të gjitha dosjet e Epstein, edhe pse më vonë i cilësoi ato si një “mashtrim” të demokratëve. Lidhjet e tij të mëhershme me Epstein kanë qenë në qendër të vëmendjes për vite me radhë, por ai ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.

Qëndrimi i tij ndryshoi papritur fundjavën që lamë pas, kur ai u bëri thirrje republikanëve në Kongres të mbështesnin Projektligjin për Dosjet Epstein, duke lënë të kuptohet se do ta nënshkruante.

“Për shkak të kësaj kërkese, votat ishin pothuajse unanime”, shkroi ai në njoftimin e mbrëmjes.

Në Dhomën e Përfaqësuesve ligji u miratua me 427 vota pro dhe vetëm një kundër, një rezultat që u prit me duartrokitje. Senati konfirmoi menjëherë se do ta votonte gjithashtu.

Në postimin e tij, Trump e paraqet vazhdimisht Epstein si të lidhur me demokratët, duke përmendur marrëdhëniet e tij të kaluara me figura të tilla si Bill Clinton. Ai ka kërkuar që Departamenti i Drejtësisë të hetojë gjithashtu lidhjet e Epstein me Clintonin, ish-sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, një donator i njohur demokrat.

Të tre emrat figurojnë në 20,000 dokumente të tjera të publikuara javën e kaluar nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për shkelje.

Ndërkohë, Larry Summers njoftoi të mërkurën se do të tërhiqej nga jeta publike, duke deklaruar se ndihej “thellësisht i turpëruar” për marrëdhënien e tij me Epstein.

Previous Post

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete

Next Post

Lubonja: SPAK të tregojë se nga 50 mln euro, sa ka marrë Rama, Balluku dhe sa kanë shkuar për fushatë?

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al