Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

SHBA-NATO mekanizëm të ri financimi për transferimin e armëve në Ukrainë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
SHBA-NATO mekanizëm të ri financimi për transferimin e armëve në Ukrainë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO po punojnë për një qasje të re për të furnizuar Ukrainën me armë – duke përdorur fonde nga vendet e NATO-s – për të paguar blerjen ose transferimin e armëve amerikane, sipas tre burimeve, raportoi “Reuters”.

Bashkëpunimi i ripërtërirë transatlantik për Ukrainën vjen ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur zhgënjim nga sulmet e vazhdueshme të Moskës ndaj fqinjit të saj.

Trump, i cili fillimisht mbajti një ton më pajtues ndaj Rusisë ndërsa përpiqej t’i jepte fund luftës trevjeçare në Ukrainë, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe masa të tjera nëse Moska nuk tregon progres drejt përfundimit të konfliktit deri më 8 gusht.

Presidenti tha muajin e kaluar se SHBA-ja do të furnizonte Ukrainën me armë – të paguara nga aleatët evropianë, por nuk tregoi se si do të kryhej ky proces.

“Vendet e NATO-s, Ukraina dhe SHBA-ja po ndërtojnë një mekanizëm të ri – që do të përqendrohet në dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë – nga Lista e Kërkesave Prioritare të Ukrainës, e njohur nën akronimin PURL”, thanë burimet.

Ukraina do t’i japë përparësi armëve që i nevojiten – në këste prej rreth 500 milionë dollarë – dhe aleatët e NATO-s – të koordinuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte – do të negociojnë se kush prej tyre do të dhurojë ose paguajë për artikujt në listë.

“Përmes kësaj qasjeje, aleatët e NATO-s shpresojnë të sigurojnë 10 miliardë dollarë për armët që do t’i dërgohen Ukrainës”, tha një zyrtar evropian, duke folur në kushte anonimiteti.

“Kjo është pika e fillimit dhe është një objektiv ambicioz drejt të cilit ne po punojmë. Aktualisht, jemi në këtë trajektore”, tha zyrtari evropian.

Forcat ruse po avancojnë gradualisht në Ukrainë dhe kontrollojnë një të pestën e territorit të vendit.

Previous Post

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

Next Post

“Goditje e re” ndaj paktit Rama-Meloni/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet kujdes mjekësor!

Next Post
“Goditje e re” ndaj paktit Rama-Meloni/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet kujdes mjekësor!

"Goditje e re" ndaj paktit Rama-Meloni/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet kujdes mjekësor!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al