Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent.

Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme”, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, vlerësoi kreun aktual të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe tha se SPAK është kthyer në një partner kyç të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare.

“SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme,” tha VanHorn.

Ajo vuri në dukje se hetimet e fundit kanë treguar se ky institucion është në gjendje të godasë grupe kriminale që operojnë nga Amerika e Jugut deri në Europë. Ajo përmendi operacionet e koordinuara mes SPAK dhe agjencive ndërkombëtare, ku janë sekuestruar tonelata droge me vlerë qindra milionë euro.

Duke iu referuar përfundimit të mandatit të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, VanHorn theksoi se zgjedhja e pasardhësit të tij do të jetë një provë e rëndësishme për integritetin e institucioneve shqiptare.

E Ngarkuara me Punë e SHBA paralajmëroi se partnerët ndërkombëtarë do ta ndjekin me vëmendje procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të institucioneve të drejtësisë.

“Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër,” përfundoi VanHorn.

Previous Post

Ursula von der Leyen kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin

Next Post

Dita nis me reshje shiu intensive, si parashikohet moti për këtë të enjte

Next Post
Dita nis me reshje shiu intensive, si parashikohet moti për këtë të enjte

Dita nis me reshje shiu intensive, si parashikohet moti për këtë të enjte

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al