Friday, October 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte gjithashtu. Kjo zonjë 40-vjeçare kaloi një situatë të tmerrshme, për shkak të njohjes me personin e gabuar, i cili prej 1 viti i kishte kthyer jetën në ferr.

Gjithçka do të niste nga një komunikim fillestar në rrjetet sociale me emrin Soni Myftari. 40-vjeçarja thotë se i riu i ishte shprehur se:

“Unë kam 6 vite që të ndjek. Ti nuk më njeh, por unë të shikoj kur kalon rrugës. Jam shumë i fiksuar pas teje”.

Por, duke e mbyllur si bisedë aty dhe pa i dhënë asnjë rëndësi.

Sipas asaj që thotë, zonja e ka refuzuar me vendosmëri që në hapat e parë, por përndjekësi ka vazhduar me të njëjtën këmbëngulje në kërkesën për të pasur një histori me të. Gjë që e çon raportin mes të dyve në një tjetër nivel. Sepse fjalë pas fjale e chat pas chati, Soni, emri i vërtetë i të cilit është Abasion Myftari, ruan të gjitha bisedat dhe nis t’i përdorë si mjet shantazhi për të realizuar qëllimin që i kishte vënë vetes.

Dhe këtu, duket se gruaja bie në grackë.

Nisur edhe nga fakti që të dy jetonin në të njëjtën zonë në Greqi, Myftari i bën presion për ta takuar, derisa e realizon qëllimin, ndërkohë që më pas i kërkon vazhdimisht foto intime, të cilat më pas do t’i përdorte për ta mbajtur thuajse peng gruan, e cila është nënë e një djali të rritur. Dhe kur vjen një moment që 40-vjeçarja mendon që ta shmangë, Myftari bën lëvizjen e radhës, për ta mbajtur peng.

Të gjitha bisedat dhe fotot e shkëmbyera Abasioni ia dërgon motrës së gruas, edhe pa pasur asnjë raport të konsoliduar mes të dyve. Duhet të theksojmë se çdo veprim i tillë me foto dhe tekste të ruajtura për t’i shpërndarë është akt i dënueshëm me ligj. Në sjelljen e Abasionit, asgjë nuk ishte normale. Madje mesazhet që i dërgonte çdo ditë 40-vjeçares kishin marrë nota thellësisht kërcënuese.

Duke i thënë se do ta djegë me acid, do të vrasë fëmijët, duke provokuar gjithashtu çdo shok virtual apo familjar që gruaja kishte në rrjetet e saj sociale.

E gjendur nën këtë presion të papërballueshëm, gruaja u detyrua t’i drejtohet Policisë Greke, por dhe asaj të Beratit, sepse atje jetonte i riu, me shpresën për ta zgjidhur pa zhurmë dhe përçarje familjare.

Por edhe pas këtij denoncimi, gjërat vetëm sa u përkeqësuan, duke përkeqësuar kështu edhe gjendjen psikologjike të gruas së re. Rrethi i personave tek të cilët 32-vjeçari kërkonte të bënte të njohur raportin me gruan sa vinte e bëhej më i madh. Ndaj, duke parë se laku po ngushtohej, ajo vendos të hapet me bashkëshortin, duke i treguar çdo gjë që kishte ndodhur në ato muaj.

Por kjo lëvizje e gruas ngjan si benzinë e hedhur mbi një zjarr që kishte marrë përmasa të frikshme.

Por, ndërsa raporti i 40-vjeçares me burrin dhe të afërmit ishte i konsoliduar, përndjekësi refuzonte çdo kërkesë të saj për ta ndalur atë çmenduri që nuk kishte më asnjë kuptim.

Gruaja thotë se: ‘‘Unë u mundova dhe me familjarët e tij kam kontaktuar me ata kur gjërat shkonin, sa vinin bëheshin dhe më keq. Për 1 vit e gjysmë i kam lutur, jam përgjëruar që të më ndihmojnë sepse nuk dua ta dëgjoj as në burg, nuk dua as ta denoncoj, nuk dua as të zihet me familjarët e mi, nuk dua asnjë gjë nga këto. Thjesht të heqë dorë dhe të më lërë se po më shkatërron familjen.’’

Por opinioni i motrës së tij ishte komplet ndryshe, duke thënë se:

“Unë po të themi të gjithë do jemi të të mbrojmë te kunati, te të gjithë se do themi s’ka bërë asgjë. Ruaj familjen për më vonë! Ruaj djalin për më vonë, se jeta është shumë e gjatë! Unë e di, nuk po të them që ke faj, nuk po e di shumë mirë që fajet i ka ky.

E di shumë mirë, po të them do vij, po të duash vij me Florin, flas me Saimirin që të mos të kesh ti probleme me burrin dhe çunin tënd, do t’i them unë çdo gjë. Flasim dhe pastaj dhe të gjitha, edhe po të them: ruaj familjen për më vonë! Mos e fut çunin në çfarë gjërash me inat, na smërira, se jeta është e gjatë.

Dëgjo Julin këtu, jeta është shumë e gjatë! Tani mendojmë, sepse ti je mërzitur, ata janë të mërzitur, po pse s’ke pse të mbyllin familjet për ca budallallëqe.

Lëre të thotë çfarë të dojë! Të thotë çfarë të dojë, është një e sëmurë psiqike, thotë, mbarojmë muhabeti. Lëre të flasim, mos e zgjat, sepse vërtet unë ta kam thënë me kohë, mos e zgjasni. Dëgjo mua! Hiqe, mos e zgjat më policinë, sepse mbas vitesh unë nuk e di çfarë mendon… Ai ia kishte thënë dhe policisë, ma tha dhe mua: “Po, që denoncimin…” Ia kishte thënë policisë sot: “Po, që denoncimin, mbajeni telefonin tim”. Se të tëra në telefon i kam, nuk dua t’ia di më për atë femër, do ta lë të qetë.”

Kjo nuk mund të ishte logjika e një gruaje, teksa sheh një grua tjetër të dhunohet psikologjikisht.

I përmend familjen gati-gati me kode mafioze, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar vëllain nga burgu.

Një vëlla që është tërësisht jashtë kontrollit dhe nuk arsyeton për asnjë gjë.

Por më skandalozja vjen tani, sepse këto fjalë nuk janë aspak një përpjekje për pajtim dhe për të qetësuar 40-vjeçaren, por një kërcënim i hapur për ta terrorizuar dhe për ta detyruar të hiqte dorë nga drejtësia. Pavarësisht këtyre presioneve, 40-vjeçarja vendosi të mos tërhiqej dhe kjo vendosmëri u shoqërua me pasoja të tjera që vinin gjithmonë nga dora e Abasion Myftarit.

Me kërcënime nga mëngjesi deri në darkë.

Kishte raste që telefoni binte rreth 400 herë në ditë se nuk i hapej, i binte pa fund, ditë-natë, ditë-natë.

Gjatë gjithë këtyre 30 muajve, kjo grua dhe familjarët e saj janë treguar tepër të matur, pavarësisht se situata ka qenë tepër e vështirë për t’u përballuar. Ata i kanë besuar drejtësisë, e cila, edhe pse është vënë në lëvizje, nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kërcënimet që vazhdojnë pa ndërprerje. Por askush nuk e kuptonte se çfarë mund ta shtyjë një njeri të urrejë kaq shumë, sa të dëshirojë me ngulm vdekjen e një gruaje që s’i ka bërë asnjë të keqe në jetë.

E ndodhur në këto kushte, 40-vjeçarja, bashkë me gazetaren e Piranjave, u drejtuan për në Drejtorinë e Policisë Berat, ku kallëzuan për herë të katërt, edhe një herë Abasion Myftarin.

Në bashkëpunim me uniformat blu të qytetit, Abasioni u gjet pranë një kafeje në dalje të Beratit. Por ai thotë se është ndjerë i mashtruar nga gruaja dhe se historia nuk është ashtu si ajo e ka kallëzuar. Në këto kushte, Abasioni u shoqërua nga uniformat blu, që këtë çështje ta trajtonin institucionet e tjera ligjzbatuese./piranjat news 

Previous Post

Nga landfilli afrikan te Sharra, Muka ngre akuza për plagjiaturë në doktoraturën e Manastirliut

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar

Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar

October 9, 2026
Nga landfilli afrikan te Sharra, Muka ngre akuza për plagjiaturë në doktoraturën e Manastirliut

Nga landfilli afrikan te Sharra, Muka ngre akuza për plagjiaturë në doktoraturën e Manastirliut

October 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al