Një sanitare është gjetur e pajetë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Përparim.
Dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.