Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritja e interesave/ Si Credins, Raiffeisen dhe BKT mbushën arkat me paratë e shqiptarëve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rritja e interesave/ Si Credins, Raiffeisen dhe BKT mbushën arkat me paratë e shqiptarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat në Shqipëri realizuan fitime neto në masën 28.5 miliardë lekë [rreth 280 milionë euro] gjatë vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut historik si në vetvete, ashtu edhe në raport me kapitalin aksioner apo në raport me asetet, gjë që do të thotë se bankat janë në gjendje të vjelin më shumë fitime neto përkundrejt parave të investuara në këto sipërmarrje apo parave të menaxhuara nga këto sipërmarrje. Rezultati i jashtëzakonshëm duket se i detyrohet fitimeve të shtuara nga rritja e normave bazë të interesit në Shqipëri, të cilat, gjatë dy viteve të fundit, janë shoqëruar me një rritje edhe më të lartë në normat e interesit të titujve të borxhit publik, ku bankat kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut.

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën 1.96 trilionë lekë [rreth 19 miliardë euro]. Bankat më të mëdha në vend sa i përket aseteve janë BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa San Paolo Bank.

Sa i përket tregut të kredive, Credins është banka më e madhe pasuar nga Raiffeisen dhe BKT. Në tregun e titujve, ku dominojnë në mënyrë dërrmuese titujt e borxhit publik, BKT renditet e para me 38%, pasuar nga Raiffeisen me 13% dhe Credins me 12%. Në tregun e depozitave, BKT është më e madhja me 25%, pasuar nga Credins me 17% dhe Raiffeisen me 16%.

Fitime rekord

Të dhënat e raportuara nga Shoqata e Bankave, një grup lobimi me anëtarë vetë bankat, tregojnë se të njëmbëdhjetë bankat e nivelit të dytë e mbyllën vitin e kaluar me fitime, ndërsa bankat mbyllën degë apo agjenci dhe rritën numrin e punonjësve. Asetet e menaxhuara nga bankat u rritën me 5% gjatë vitit të kaluar, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet u rritën me 19%. (Në shifrat e aseteve duhet të kihet parasysh shkalla e rritjes është ndikuar nga efekti i kursit të këmbimit, ku, për shkak se llogaritë mbahen në lekë, asetet në valutë të huaj konvertohen në më pak lekë).

Bankat realizuan bashkërisht një normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 22% gjatë vitit të kaluar, nga 14.2% që ishte në vitin 2022 dhe më pak se 10% që ishte në dekadën paraardhëse. Pjesa më e madhe e fitimeve i takoi BKT me 23.4%, pasuar nga Raiffeisen me 22.8% dhe OTP Albania me 11.7%. Në mënyrë të ngjashme, kthimet mbi asetet ishin 2.2% vitin e kaluar nga 1.3% që ishin në vitin 2022.

Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik. Bonot e thesarit 12 mujore, të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të të gjithë titujve të borxhit publik në Shqipëri, patën mesatarisht një interes prej 3.6% vitin e kaluar, nga 3.2 në vitin 2022 dhe 1.76 në vitin 2021. Rritja e interesave të borxhit publik ka rëndësi vendimtare për fitimet e bankave për shkak se në tituj, bankat investojnë 40% të të gjitha aseteve të tyre.

Normat e interesit në ekonomi u rritën me synimin për të luftuar inflacionin. Sipas teorisë, kur BSH rrit interesat bazë, interesat e kredive dhe të depozitave rriten, duke diskurajuar kreditorët të marrin borxh dhe duke nxitur kursimtarët të depozitojnë, duke ulur sasinë e parasë në qarkullim dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra e shërbime dhe duke ngadalësuar rritjen e çmimeve.

Gjithsesi, të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave tregojnë se rritja e interesave ka qenë shumë e fortë te borxhi publik, ndërsa ka qenë jo aq e madhe në tregun e kredive dhe akoma më e vogël në atë të depozitave. Kështu, ndërsa interesat e titujve afatshkurtër të borxhit publik janë dyfishuar, interesi i kredisë në lekë në fund të dhjetorit për segmentin e huamarrësve individë ishte 6.4%, me një rritje të lehtë përkundrejt dhjetorit të vitit 2021, pra periudhës para fillimit të rritjes së interesave, kur ishte 6.15%.

Diskordanca, pra rritja tepër e shpejtë e interesave të borxhit përkundrejt rritjes së paktë të interesave të kredive dhe të depozitave, tregon se konkurrenca në tregun e borxhit publik është shumë disfunksionale në krahasim me tregun e kredive. Ky dekfet në treg nuk sjell vetëm fitime të majme për bankat, por në instancë finale sjell edhe rritje të ngadaltë të ekonomisë, për shkak se paratë të cilat bankat do të duhej t’i rrezikonin në kreditimin e ekonomisë së gjerë, i depozitojnë në borxhin publik pa rrezik dhe me interesa edhe më të larta nga sa do të fitonin në sektorin me rrezik më të lartë të kreditimit të biznesit apo të individëve.

Previous Post

Sot prezantohen në Kuvend 15 propozimet e ‘Lëvizjes Shpreson’ për Reformën Zgjedhore

Next Post

Të nderuar GAZtor dhe gaztore, MULlixhi dhe mullixhinj!

Next Post
Të nderuar GAZtor dhe gaztore, MULlixhi dhe mullixhinj!

Të nderuar GAZtor dhe gaztore, MULlixhi dhe mullixhinj!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al