Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritja e çmimit/ Tabaku: Rama e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si moçal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Rritja e çmimit/ Tabaku: Rama e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si moçal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e gabuara të qeverisë shqiptare.

Tabaku u shpreh se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët.

Sipas saj, në Shqipëri situata është ndryshe, pasi çmimet rriten menjëherë sapo ka tensione ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët.

“Pse rriten çmimet menjëherë të nesërmen e një konflikti botëror? Sepse kjo situatë është përgatitur prej vitesh. Qeveria shqiptare e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si një moçal, i kapur nga një pakicë dhe pa konkurrencë reale,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta është pesha e madhe e taksave në çmimin final të karburantit.

Sipas Tabakut, rreth 60% e çmimit të karburanteve në Shqipëri përbëhet nga taksat, duke e bërë këtë një barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

Deputetja e PD shtoi gjithashtu se problemi lidhet edhe me mungesën e kontrollit të tregut dhe me tolerimin e një strukture të mbyllur që pengon konkurrencën.

“Barra e parë janë taksat e larta. Barra e dytë është shteti që nuk kontrollon, shteti që hesht dhe që nuk lejon konkurrencën,” theksoi ajo.

Në përfundim, Tabaku deklaroi se rritja e çmimeve të karburanteve po transferohet drejtpërdrejt në ekonominë familjare të shqiptarëve dhe po rëndon koston e jetesës.

Previous Post

Bllokada për Ballukun/ Rama: Prokurori e gjykatësi s’mund të bëjnë çfarë të duan në Kuvend

Next Post

17-vjeçarja përdhënohet në grup nga 5 të rinj! Disa të arrestuar, mes tyre edhe një grua shqiptare

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al