Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rriten rastet e dhunës online, CRCA: 615 raste në 2025, kryesojnë vajzat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Rriten rastet e dhunës online, CRCA: 615 raste në 2025, kryesojnë vajzat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e rasteve të dhunës online ndaj fëmijëve dhe të rinjve po merr përmasa shqetësuese, duke nxitur thirrje për ndërhyrje urgjente institucionale dhe ligjore. Të dhënat e publikuara nga CRCA në Shqipëri tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 615 incidente, me një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit, vajzat mbeten më të prekura nga dhuna në hapësirën digjitale.

Prej tre vitesh, bullizmi online mban vendin e parë në ankesa në plaftormën “i-SIGURT.al”, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, i ndjekur nga gjuha e urrejtjes dhe publikimi i fotove pa autorizim. Analiza e rasteve të raportuara në platformën “i-SIGURT.al” dhe në linjën ALO 116 tregon se ankesat janë rritur, sidomos në grupmoshat 10-12 vjeç, kur rritet edhe aksesi në rrjete sociale.

“Ka një dhunë të hapur ndaj vajzave dhe grave në rrjetet sociale. “Mosha 7 vjeç fillon që ka pak ankesa dhe sa më shumë rritet fëmija, pra shkon 10, 11, 12 vjeç, aq më shumë rriten ankesat në hapësirën kibernetike sepse në të njëjtën kohë rritet edhe aksesi i tyre, edhe nevoja për më shumë informacione e fëmijëve” thotë drejtori i CRCA Altin Hazizaj.

Analiza e incidenteve online nga “i-SIGURT.al” dhe ALO 116, si dhe nga institucionet përgjegjëse, ngrenë shqetësimin për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.

“Janë 615 incidente të raportuara. Shpesh ankesat vijnë nga katër apo pesë profile, apo edhe më tepër” theksoi Hazizaj.

Eksperti nënvizoi se e ndalimi i platformave nuk është zgjidhje dhe këtë e tregoi rasti i “TikTok”. Ndërsa shtroi si zgjidhje miratimin e një ligji për mbrojtjen e fëmijëve, përmes mbylljes së shpejtë të profileve abuzive, bllokim të materialeve të dëmshme dhe ndërtim platformash të sigurta.

“Kemi gati një projektligj, që do ia propozojmë Parlamentit, për  mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike. Nuk mundet industria të fshihet dhe të  thotë që unë thjesht jam interneti” shprehet Hazizaj.

Në këtë ekspozim të madh të të miturve në rrjeteve sociale, Forumi i 11-të Kombëtar: “A janë Fëmijët të Mbrojtur në Hapësirën Digjitale në Shqipëri” vjen në një kohë kur të dhënat alarmante kthehen në një diskutim të gjerë, që nxit nevojën urgjente për ndërhyrje me masa konkrete.

Në një shkrim të mëparshëm të ACQJ, Tirana kryeson numrin e rasteve të raportuara për abuzime dhe shantazhe online, një trend i ndikuar ndoshta nga popullsia e madhe e kryeqytetit dhe qasja më e madhe ndaj internetit. Pas saj vijnë Kuçova dhe Durrësi, që shënojnë dhe nivelet me të larta të rasteve të raportuara.

Edhe raportimet e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bëjnë të ditur se janë për bullizëm online, shantazh online dhe përmbajtje të papërshtatshme, që përfshin materiale pornografike, dhunuese etj.

Në një kohë kur përdorimi i internetit është i përhapur në masë të madhe ndër të miturit dhe kur kontrolli prindëror është shpesh i pakët, fëmijët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve të teknologjisë./ Ida Ismalaj, acqj.al

 

Previous Post

“Prokurorët s’e bënë kurrë”, Beqaj ‘fton’ gjyqtarët në gjyq të inspektojnë sterilizimin. Shtyhet seanca

Next Post

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

Next Post
BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al