Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rriten detyrimet e shtetit/ Borxhi i energjisë shkon në 800 mln euro

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Rriten detyrimet e shtetit/ Borxhi i energjisë shkon në 800 mln euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi i akumuluar i energjisë, që institucionet publike, familjarët dhe bizneset kishin ndaj kompanisë shtetërore të shpërndarjes OSHEE Group, arriti në fund të dhjetorit 2024 në 80. 4 miliardë lekë apo rreth 800 milionë euro.

Në raport me një vit më parë ky borxh rezulton me një ulje vetëm 0.5 për qind duke mbetur kështu në nivele të larta, pavarësisht nxitjes që është dhënë përmes aplikimit të vazhdueshëm të skemave të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Tendenca edhe pse rënëse në total, është shfaqur e ndryshme mes grupeve që kanë detyrime të prapambetura. Kështu, sipas shifrave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë, (ERE) institucionet si ato buxhetore edhe ato jobuxhetore kanë shfaqur rritje të detyrimeve në raport me fundin e vitit 2023.

Konkretisht, institucionet jobuxhetore kishin deri në fund të dhjetorit 2024 një borxh prej 19.5 miliardë lekësh me një rritje prej 3 për qind të detyrimeve ndaj OSHEE Group krahasuar me dhjetorin e vitit 2023.

Në institucionet jobuxhetore bëjnë pjesë ujësjellësit që kanë edhe detyrimet më të mëdha në këtë zë, por bëjnë pjesë gjithashtu ndërmarrjet e ndriçimit të bashkive apo kopshtet.

Institucionet buxhetore duket se gjithashtu kanë rritur detyrimet e tyre ndaj kompanisë së energjisë me një vlerë prej rreth 2 milionë euro. Në fund të vitit 2023 këto institucione kishin 4.83 miliardë lekë borxh teksa në fund të vitit 2024 ky detyrim i akumuluar arriti 5 miliardë lekë.

Familjarët që janë mbajtësit e 56.5 për qind e detyrimeve totale të prapambetura ndaj kompanisë OSHEE kanë shfaqur gjithashtu një rritje të lehtë të këtij borxhi në fund të 2024. Kjo rritje ishte 0.16 për qind apo pak a shumë një vlerë prej rreth 740 mijë euro.

I vetmi grup që duket se ka pasur ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë është biznesi. Në fund të dhjetorit borxhi për këtë grup ishte 10.3 miliardë lekë duke shënuar kështu një rënie me 11.5 për qind në raport me dhjetorin e vitit 2023. /MONITOR

Previous Post

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Next Post

“Jepi lali!” Monika Lubonja merr 18 000 euro në vit nga taksat e qytetarëve të Tiranës

Next Post
“Jepi lali!” Monika Lubonja merr 18 000 euro në vit nga taksat e qytetarëve të Tiranës

“Jepi lali!” Monika Lubonja merr 18 000 euro në vit nga taksat e qytetarëve të Tiranës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

October 22, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al