”Rrëmbimi” i 3-vjeçarit nga gjyshërit, ende asnjë gjurmë. Stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën

Ku ndodhet 3-vjeçari që u “rrëmbye” nga gjyshërit e tij nga ana e babait, të cilët refuzojnë t’ia kthejnë fëmijën të ëmës? Policia ende nuk ka një përgjigje. Babai i vogëlushit humbi jetën në një aksident rrugor rreth 1 vit më parë. Pas arrestimit të gjyshit të të miturit, 60-vjeçarit Rexhep Gjuni, është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, 49-vjeçari me iniciale A. S., banues në Has.

49-vjeçari i ndaluar nga uniformat blu është vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e gjyshes, 57-vjeçares me iniciale B. Gj, banuese në Durrës dhe vëllait tjetër të saj, 43-vjeçarit me iniciale F. S., banues në Has. Policia ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri, por i mituri ende nuk është gjetur.

Rexhep e Shyqyrie Selaj, babain dhe nënën e Bahrije Gjunit, gjyshes që akuzohet se ka larguar nipin 3 vjeç nga e ëma dhe që është në kërkim nga policia e quajnë veprim të papjekur dhe i kërkojnë ta dorëzojë fëmijën. Ata tregojnë se Bahrija kishte shkuar në banesën e tyre në Has pikërisht më 13 prill. Atë natë kishin fjetur aty. Të nesërmen kur Shyqyrie ishte kthyer nga kullotja e bagëtive nuk e kishte gjetur në banesë. Bahrija ishte larguar me fëmijën.

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.