Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëfimi tronditës i nënës së Aleksandër Sadikajt: Vrasësi i djalit erdhi në funeral, i mbajti arkivolin

Editor by Editor
March 20, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rrëfimi tronditës i nënës së Aleksandër Sadikajt: Vrasësi i djalit erdhi në funeral, i mbajti arkivolin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka disa fije që lidhen me të njëjtin personazh për një seri vrasjesh mafioze dhe zhdukjen e dy personave, por ende mungojnë provat e mjaftueshme për të dalë në konkluzione.

Ai që është përmendur shpesh si i dyshuar si emërues i përbashkët i ngjarjeve është shtetasi Ledjan Alushaj. Një personazh ky që del si i dyshuar për implikim në vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i njohur me nofkën “Sanço”.

Ekzekutimi i këtij të fundit u bë më 11 qershor të vitit 2022 tek rrethrrotullimi, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij, i mori jetën në vend të riut.

“Para një viti e gjysëm ma kanë vrarë djalin kanë vënë eksploziv tek makina.Kemi fakte kemi argumentat kemi dëshmitarë që dëshmojnë për këto. Kemi shkuar dhe në polici dhe kemi deklaruar që na e ka vrarë shoku i tij i ngushtë që hante dhe pinte këtu me të, Ledjon Alushaj”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj, në një intervistë për emisionin “Inside Story”.

Në këtë rrëfim nëna e Sadikaj tregon se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore. Një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë rëndom. Kjo, doli zbuluar edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku organizatorët merrnin pjesë edhe në ceremoninë mortore të viktimës për të shuar dyshimet.

“Ka ardhur vetë presoni që e ka vrarë shoku i tij e ka ngritur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesëne fundit ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime puthe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e përgjegjësisë, ajo zbulon disa të dhëna që sipas saj e kanë bërë të jetë e bindur në pistën që tregon.

“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojë që i kanë cuar makinënë tek dajua e Ledit në Cakran më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqaj e Aleksandrit që dëshmojën për këtë punë. Që e coi për ta rregullura po pse duhej ta conte në Cakran të Fierit kur ka plotë servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm nëj materiale ndërtimi atje. Atje i është vënë eksplozivi” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për tu takuar me të, pasi donte të dinte varjantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.

“Kam shkuar deri te shtëpia deri te BlueSky dhe nuk më ka dalë më ka bërë bisht dhe ka ikur kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte dhe I thosha lere dhe tavolinën mos e paguaj se ishte shoku I djalit dhe ai nuk pranoi as të fliste me mua”- u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj, në një intervistë për emisionin “Inside Story”.

Silvana Sadikaj mendon se e njëjta dorë që ka vrarë të birin ka vrarë edhe dy të zhdukurit në Sarandë.

Nuk dihet nëse është mllefi apo ka gjëra të fshehura që familjarët nuk po i tregojnë për të plotësuar pazëllin e të gjithë kësaj historie.

“Dy të zhdukurit në Sarandë Ledioni i ka vrarë edhe Gazin nga Gjirokastra Ledioni e ka vrarë. I di dhe shtete këto të gjitha se ne i kemi denoncuar edhe në polici. Dy të zhdukurit në Sarandë cfarë lidhej kishin me Ledionin? Shokë, ai i bën shokë edhe i vret pastaj. Ledioni i vret njerzit këto për një tokë për një pëllëmbë, pse i ka dhënë një pëllëmbë Ledioni e vret me plumb, pse e ka shok xhelozon. Djlain tim e ka vrarë vetëm nga xhelozia mendoj unë se ishte një kalorës i shkëlqyer këtu mendoj unë”-u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Previous Post

Qytetari paguan 7 vite faturat e ujit, paratë i shkojnë një abonenti tjetër

Next Post

“Jep 200 euro”/ Bisedat mes vajzave shqiptare, tutores dhe klientit: Kokainë do? Ma sill atë shoqen

Next Post
“Jep 200 euro”/ Bisedat mes vajzave shqiptare, tutores dhe klientit: Kokainë do? Ma sill atë shoqen

“Jep 200 euro”/ Bisedat mes vajzave shqiptare, tutores dhe klientit: Kokainë do? Ma sill atë shoqen

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

May 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

May 19, 2025
Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al