Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës: Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës: Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit që u masakrua me thikë më 28 tetor në Kalanë e Beratit, ku kishte shkuar për vizitë me familjen ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, ajo ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes që i mori jetën burrit të saj, përballë fëmijëve të mitur.

Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia, familja kishte ardhur për pushime nga Britania e Madhe dhe gjatë vizitës në kala, vajza e tyre e vogël kishte kërkuar të prekte një kalë të lidhur pranë qendrës. Në atë moment, pronari i kalit, 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, reagoi me tone të ashpra dhe filloi ta ofendonte.

Sipas saj Keli tentoi të shmangte konfliktin, por teksa po largohej, Mema e goditi me thikë në bark.

“Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare. Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. Theksoj se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen. I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto. Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin”, shkruan bashkëshortja e Keli Hoxhës.

Ngjarja ndodhi në oborrin e kalasë, në një zonë që është aktualisht në rindërtim, përpara familjes së tij dhe dhjetëra turistëve të tjerë.

Autori, që ushtronte pa leje aktivitetin e shëtitjeve me kalë në kalanë e Beratit, është arrestuar dhe gjykata e ka lënë në burg. Familjarët e viktimës mohojnë versionet që flasin për një debat mbi pagesën, duke sqaruar se konflikti nisi vetëm sepse Hoxha e preku kalin me dorë. Ata thonë se 42-vjeçari u përpoq të ruante qetësinë dhe se fjalët e fundit të tij ishin më vrau me thikë. Me origjinë nga Tropoja dhe banues në Britani, Hoxha ndërroi jetë në Spitalin e Beratit pak minuta pas ngjarjes, ndërsa familja e tij kërkon drejtësi për krimin e kryer përpara syve të fëmijëve të mitur.

Previous Post

AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe 3 punonjës së IMT

Next Post

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

Next Post
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al