Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthehet koncesioni famëkeq i markimit të karburanteve, kësaj here me pronarë të rinj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rikthehet koncesioni famëkeq i markimit të karburanteve, kësaj here me pronarë të rinj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në kushtet kur qytetarët shqiptarë paguajnë ndër çmimet më të larta të karburanteve në botë, qeveria vazhdon të rrisë ngarkesën fiskale mbi këtë produkt.

Përmes një vendimi të miratuar në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka rikthyer konçesionin famëkeq të markimit të karburanteve, ndonëse këtë herë përmes shoqërisë publiko-private ALBTrace Co dhe me një tjetër emër.

Vendimi detyron kompanitë e naftës të shënjojnë çdo litër naftë që prodhojnë apo hedhin në treg, përmes një shënjuesi që është monopol ekskluziv i shoqërisë ALBTrace.co.

Për këtë shërbim kompanitë do të paguajnë një tarifë 6.5 euro për çdo 1 mijë litra karburant të tregtuar ose prodhuar, kosto të cilën më pas do ja u përcjellin qytetarëve në çmimin fundor të naftës.

Qeveria rikthen koncesionin e markimit të karburanteve

“Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë “ALBTrace CO”, sh.a., nga subjektet e detyruara dhe do të jetë në shumën prej 6.5 (gjashtë pikë pesë) euro pa TVSH, për 1 000 (një mijë) litra të shënjuara,” thuhet në vendimin e qeverisë, që është propozuar nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

Një akt ligjor, i cili vendos një tarifë të detyrueshmë në monedhë të huaj dhe jo në lek është një marrëzi më vete. Aq më tepër kur ky akt propozohet nga ministri i Financave dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave. Por ky është problemi më i vogël.

Shënjimi do të rrisë më tej barrën fiskale dhe për rrjedhim edhe çmimin që qytetarët shqiptarë paguajnë për karburantet për të çuar fitime tek privati. ALBTrace.co është një shoqëri e përbashkët publiko private. Shteti zotëron 51 për qind të aksioneve të kësaj shoqërie, ndërkohë që 49 për qind zotërohen nga O & S SECURITY AND SOLUTIONS.

Kjo e fundit është një kompani private nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila zotërohet nga Banka Qendrore e Emirateve dhe zvicerianja Sicpa, ish koncesionari i pullave fiskale.

Ky është praktikisht rikthim i konçesionit të markimit nga dera e pasme dhe me aktorë të tjerë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se shërbimi i shënjimit do të bëhet me qëllim për të luftuar kontrabandën dhe evazionin në sektorin e naftës, një proçes që dështoi me konçesionin e mëparshëm të markimit, i cili nuk solli asnjë përmirësim në mbledhjen e akcizës. Por sipas Ramës, ky konçesion do të jetë më i mirë se sa ai i dhënë nga qeveria e kaluar./kapitali.al

Previous Post

Raporti i KLSH-së/ Shqipëria pa mekanizma funksionalë për luftën kundër varfërisë

Next Post

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Next Post
Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

September 15, 2026
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al