Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reforma tek barnat, a do të bien oligopolet dhe rikthehet cilësia?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Reforma tek barnat, a do të bien oligopolet dhe rikthehet cilësia?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Njëmbëdhjetë vite më pas, qeveria shqiptare “u bind” se ligji për barnat i vitit 2015, i prezantuar dhe miratuar me bujë si “reformë rrënjësore në shëndetësi”, ka nevojë për ndryshim të thellë.

“Po punojmë për rishikimin tërësor të legjislacionit për barnat në përputhje me legjislacionin e BE-së, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve dhe forcimin e sigurisë në treg”, tha ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, në konferencën e mbajtur nga Urdhri i Farmacistit.

Barna shumë, cilësi pak

 

Ndryshimet ligjore të vitit 2015 imponuan barna të prodhuara në vend dhe ato jashtë vendeve të BE-së, kryesisht Turqi, Serbi dhe Indi, të cilat që prej 11 vitesh dominojnë tregun e barnave, veçanërisht për ato të rimbursueshme dhe spitalore.

Cilësia e barnave mbetet e ulët, ndërsa laboratori kryesor i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, (AKBPM) përveçse është i paakredituar, vetëm për një numër të kufizuar kryen analizën mbi cilësinë e barnave. “Laboratori i barnave pranë AKBPM është i paakredituar. Duhen ndryshime ligjore dhe bashkëpunim mes institucioneve.

Nga ana e KLSH-së rekomandohet, kufizimi i origjinës së barnave, barna të prodhuara në vendet e Ballkanit”, sugjeron KLSH, në raportin përmbledhës të auditimit të performancës dhe sigurisë dhe cilësisë së barnave të parashtruar ditën e sotme në Nënkomisionin për Auditimin e Sektorit Publik në Kuvend.

Duke e krahasuar me vitin 2013, ka një shtim të numrit të ilaçeve të rimbursueshme dhe shtrirje në kategori pacientësh. “Krahasuar me LBR (listën e barnave të rimbursueshme) 2013, dhe LBR në fuqi, janë më shumë në total: rreth 20.4% alternativa tregtare me rimbursim (janë 1.366 nga 1.135), rreth 56.9% principe aktive (janë 375, nga 239), rreth 47.2% alternativa të para (janë 627 nga 426)”, thuhet në qëndrimin zyrtar të FSDKSH-së për Faktoje.al, të cilën e kemi trajtuar në një shkrim të zgjeruar.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo nënkupton se për një sëmundje të caktuar rekomandohet një ilaç bashkë me dozën përkatëse, në mungesë të tij, rimbursohen ilaçe alternative që ka përbërës të barit parësor, por jo në cilësinë dhe dozën e kërkuar dhe efektshmëria e tij ulet ndjeshëm.

Farmacitë si shitore

Ekspertë të pavarur ngritën shqetësimin se tre ligje shumë të diskutueshme, 2009, 2014 dhe veçanërisht 2015, deformuan tregun e ilaçeve në vend, duke diktuar çmimet dhe cilësinë.

Menjëherë pas miratimit të këtij ligji, kompani të mëdha ndërkombëtare, kryesisht nga vendet e BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë të cilat kishin përfaqësitë e tyre në Shqipëri u larguan të detyruar, pasi përcaktimi i çmimeve, “hapja e tregut” drejt vendeve të Ballkanit, (konkretisht Serbisë) dhe më pas Turqisë dhe Indisë, sollën gradualisht ulje cilësie, por edhe deformim të tregut.

Ky ligj u hapi udhë kompanive të mëdha të prodhimit, importimit dhe tregtimit të barnave në vend, nga farmacitë e hapura, deri tek medikamentet spitalore dhe ato që rimbursohen për kategori të ndryshme përfituese. Një kompani vendase prodhuese barnash dhe tetë subjekte të mëdha importuese dominojnë tregun e medikamenteve në vendin tonë në të gjithë zinxhirin e saj.

Hetimi

Kjo vërtetohet edhe nga një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës, në raportin e publikuar në tetor të vitit 2022.

“Në përfundim të procedurave hetimore, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se: “fiksimi i çmimet të shitjes së barnave në çdo nivel tregtimi, të përcaktuara në VKM nr. 143, datë 18.2.2015 ‘Për përcaktimin e marzheve të tregtimit dhe fabrikimit të barnave’, pika 1,2 dhe 3 sjell kufizim të konkurrencës në tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave”.

Gjithashtu po ky institucion konstaton se, “ekzistenca e integrimit vertikal të ndërmarrjeve importuese farmaceutike dhe farmacive të rrjetit të pakicës, mund të sjellë krijimin e pozitës dominuese në treg”

Përfundimi

Me nismën e Ministrisë së Shëndetësisë priten ndryshime të ligjit për barnat. Aktualisht janë në fazën e konsultimeve, ndërsa ende nuk dihet sa e thellë do të jetë kjo reformë dhe a do të ndikojë në rritjen e cilësisë së ilaceve në vend dhe hapjes rrugë për rikthimin e kompanive të mëdha prestigjoze në fushën farmaceutike, kryesisht të vendeve të BE-së dhe SHBA-së që u larguan në vitin 2015. /Faktoje.al

Previous Post

“Paguaj gjobën e makinës”/ Kujdes! Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania

Next Post

Banorët e disa fshatrave në Lezhë pa drita prej mëngjesit, autoritetet asnjë zgjidhje

Next Post
Banorët e disa fshatrave në Lezhë pa drita prej mëngjesit, autoritetet asnjë zgjidhje

Banorët e disa fshatrave në Lezhë pa drita prej mëngjesit, autoritetet asnjë zgjidhje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al