Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të rikthyer qeverisjen me tre ose dy rajone të mëdha Veri-Jug, në vend të 12 qarqeve që ekzistojnë vetëm në letër, pa kompetenca dhe me kosto të larta administrative.

Rajonet e Veriut, të Qendrës dhe të Jugut, që tani shërbejnë vetëm për qëllime statistikore, po të kthehen në njësi qeverisje apo agjenci zhvillimi, do ta afrojnë Shqipërinë me standardet e qeverisjes rajonale të Bashkimit Europian dhe do të ndihmojnë në thithjen e fondeve të kohezionit nga BE. Si mund të bëhen funksionale rajonet. Modeli slloven, më i përshtatshëm

Shërbimet vendore ndaj qytetarëve janë përkeqësuar me ndarjen e re territoriale të vitit 2015, ndaj qeveria ka njoftuar planin e saj për ndryshime të reja që synojnë rikategorizimin e bashkive dhe mënyra të reja administrimi për disa funksione.

Teksa debati për ndryshimet ka nisur, ekspertët mendojnë se në kuadër të integrimit të vendit në BE qeveria duhet të kthejë rajonet Veri, Qendër dhe Jug (NUTS 2) në njësi të mirëfillta administrative.

Aktualisht, Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës), Qendra (Elbasan dhe Tiranë), Jugu (Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë), të cilat shërbejnë vetëm për harmonizimin e të dhënave me Eurostat dhe për matjen e zhvillimit ekonomik, por nuk kanë as kompetenca administrative, as buxhete të pavarura.

Krijimi i agjencive të zhvillimit për secilin nga rajonet, Veri, Qendër dhe Jug do të zbuste diferencat ekonomike dhe do të ndihmonte për një përthithje më të mirë të fondeve të kohezionit, tha eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.

Në vitin 2014, kur nisi zbatimi i reformës së re territoriale, rajoni i Veriut kontribuoi me 23.6% të PBB-së së vendit, ndërsa në 2021, kur datojnë të dhënat e fundit, ishte 22,3%./Monitor

 

Previous Post

Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit

Next Post

Aksident në hyrje të Pogradecit, mjeti përplaset me murin e tunelit, dy të plagosur

Next Post
Aksident në hyrje të Pogradecit, mjeti përplaset me murin e tunelit, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Pogradecit, mjeti përplaset me murin e tunelit, dy të plagosur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al