Belina Pupa ka reaguar përmes një deklarate për Dritare TV lidhur me lajmet që qarkullojnë në media mbi një çështje gjyqësore në Australi.
Ajo sqaron se bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira që figuron në emrin e saj, dhe se gjyqi po zhvillohet për të sqaruar faktet.
“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë,” shprehet Pupa.