Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home OP-ED

Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK

Editor by Editor
in OP-ED
0
Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Neritan Vladi
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani ishte sot për një raportim të punës së institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Një prokuror profesional dhe me integritet si z.Dumani e kishte rutinë këtë procedurë edhe për faktin sepse rezultatet e SPAK nën drejtimin e tij kanë qenë mbresëlënëse dhe kanë kthyer shpresën tek shqiptarët që më në fund erdhi koha dhe dita për të pandëshkuarit.
Me qetësinë që e karakterizon, me shifra dhe fakte konkrete, Altin Dumani dinte shumë mirë t’u përgjigjej atyre që gjasmë ishin të shqetësuar dhe kërkonin rendimentin e një buldozeri si Dumani i cili po lë gjurmët e tij si prokuror dhe drejtues i SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit veçmas, atij qeveritarë që këtu e 34 vite më parë askush nuk guxoi të hap letrat politikanëve dhe administratës e cila ka abuzuar më taksat e shqiptarëve. Fal SPAK situata me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit tashmë ka ndryshuar. Nuk ka më të paprekshëm në politikë majtas dhe djathtas.
Madje, Altin Dumanit sot iu desh të raportojë para disa deputetëve që janë objekt i SPAK. Ai vet dhe kolegët e tij kanë në duar dosje të politikanëve që paratë e shqiptarëve i kanë bërë rrush e kumbulla, e megjithatë përsa kohë ata ende nuk janë vënë nën akuzë, si një shtetar z.Dumani respektoi institucionin e Komisionit të Ligjeve në Parlamenti shqiptar.
Iu përgjigj profesionalisht ligjvënësve, tregoi që askush nuk do të mund të ndikojë punën e tij dhe SPAK sa kohë ai është prokuror dhe drejtues, si dhe apeloi që askush nuk ka pse të ketë frikë kur është zbatues i ligjeve të shtetit shqiptar. Deputetët që ishin në fakt në konflikt interesi sepse mbi 50% e tyre sot të pranishëm në Komision janë objekt i punës së SPAK ngatërronin herë pas here qëllimin e thirrjes së Dumanit me hallin e tyre, e kjo reflektohej dhe tek sjellja apo pyetjet që bënin.
Drejtësia e re, e konkretisht SPAK për fat ka mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, Britani e Madhe dhe BE dhe puna e tij do të shkojë para dhe secili që ka vjedhur shqiptarët do të jap llogari. Kjo më kujton Armando Prengën i cili me pranga në duar u detyrua dhe erdhi votoi Reformën në Drejtësi këtë reformë që tashmë e ka shpallur në kërkim si të lidhur më krimin, si një person që organizonte dhe porositë vrasje.
Hipokrizia tek deputetët e mazhorancës ishte e dukshme me lavdet që i thurnin punës së Dumanit, e kjo për mua bëhej me shumë nga halli se sa vlerësimi real për të dhe punën e SPAK. Deputetë të Rilindjes të pranishëm janë të kallëzuar për korrupsion, në dyert e SPAK drejtues të niveleve të ndryshme të qeverisjes së PS janë bërë si paradë mode, por të zhytur deri në fyt në afera. Duke mosditur se çfarë të komunikonin me Altin Dumanin përfaqësuesit e Rilindjes në Komisionin e Ligjeve thjesht ishin hipokritë dhe tregonin dyfytyrësinë tyre. Është koha që Altin Dumani të vazhdojë rrugën e nisur për të qenë në historinë e Shqipërisë si një nga njerëzit shtet bërës dhe për këtë ai gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Hajdutëve të taksave të shqiptarëve po iu dridhet toka nën këmbë.
Previous Post

Zgjedhjet në SHBA/ E kishte rival në primare, Nikki Haley konfirmon votën për Trump

Next Post

“Të mbrojmë familjen”/Koalicioni ‘Pro Familjes’ nis mbledhjen e firmave në sheshin ‘Skënderbej’

Next Post
“Të mbrojmë familjen”/Koalicioni ‘Pro Familjes’ nis mbledhjen e firmave në sheshin ‘Skënderbej’

“Të mbrojmë familjen”/Koalicioni ‘Pro Familjes’ nis mbledhjen e firmave në sheshin ‘Skënderbej’

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al