Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rama po largon Shqipërinë nga BE”, Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Rama po largon Shqipërinë nga BE”, Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e fajësuar për pengimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendi po përballet me kushte të reja nga partnerët evropianë, si pasojë e asaj që ai e cilëson si korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë.

Sipas tij, përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë zhvilluar disa takime dhe ende nuk kanë pranuar as një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë.

“Është bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij. Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai.deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për abuzime dhe afera korruptive, që sipas Berishës, janë shkaku pse po ngecin negociatat me vendin tonë.

“E vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me shpejtësi mbrapa nga horizonti. Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë.

Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda. Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë. Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston. Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit. Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij. Punët e tij janë çmimet. Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës.

Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro. Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro. Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë. u shpreh Berisha ndër të tjera.

Previous Post

Ministrja Ibrahimaj ‘qetëson’ qytetarët: Është rritur vetëm çmimi i perimeve dhe karburanti, mos u shqetësoni!

Next Post

Ditë të mira po vijnë… Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja

Next Post
Ditë të mira po vijnë… Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja

Ditë të mira po vijnë... Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al