Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në bashkinë e Fierit, ku ka kërcënuar drejtuesit vendorë me një valë shkarkimesh, duke e quajtur këtë një “aksion vetëpastrimi”.
Sipas Top Channel, Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve që varen nga bashkia si dhe drejtuesve të institucioneve të cilët nuk kanë përmbushur detyrën.
Rama është parë teksa hynte në godinën e bashkisë së bashku me kryetarin Armando Subashi dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së në qarkun Fier.
Pas ndërhyrjes së tij në Bashkinë e Vlorës, ku u shkarkuan disa drejtues institucionesh, Rama duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe pse ligji i autonomisë vendore e ndalon përfshirjen direkte të ekzekutivit në emërimet apo shkarkimet në pushtetin vendor.