Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është vendi i mundësive…nëse ke lidhjet e duhura. Për shembull, nga magazinier dhe pensionist në fshat mund të bëhesh pronari i një koncensioni 60 milionë euro, ndërsa nga shtrues asfalti mund ta gjesh veten në pronar të një kompanie që merr leje për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kosto investimi 82 milionë euro.

Skyweb.al sjell më poshtë historinë e përrallore të babë e bir, Hektor dhe Engjëll Agalliu nga Terpani i Beratit, të cilët të dy bashkë kanë në duar 142 milionë euro investime.

Gazetari Klodian Tomorri shkroi sot në Kapitali.al në lidhje me rrugëtimin e çuditshëm të koncensionit të ndërtimit të portit të ri të Vlorës nga njëra kompani në tjetrën, një skemë e njohur kjo edhe për koncensione të tjera në vend, për të përfunduar mëpas në duart e kompanisë Premium Construction & Maintenance me pronar z.Hektor Agalliu.

Gjatë viteve të fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari me pronar Pëllumb Sallarin.

Befas ai e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro.

Ndërkoh, Skyweb.al zbulon se Hektor Agalliu është babai i 40-vjeçarit Ëngjëll Agalliu, i cili po ashtu ishte në qendër të vëmendjes së mediave sëfundmi.

Ata janë të afërm të biznesmenit Pëllumb Salillari. Konkretisht, Hektor Agalliu është kunati i z.Salillari.

Ëngjëll Agalliu, i cili më parë ishte punonjës për shtrimin e asfaltit në kompaninë “Salillari” shpk zotëron kompaninë Albania Solar Power, e cila mori pak javë më parë një leje për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Boçovë të Fierit.

Parashikohet që kostoja totale vetëm e ndërtimit të shkojë në rreth 82 milionë euro, ndërkohë që kompania është e re dhe rezulton të mos ketë, të paktën në letër, kapacitete për kryerjen e një investimi kaq të madh.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania Albania Solar Power, është themeluar në shkurt të vitit 2024 me një kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh.

Deri në momentin e aplikimit për këtë projekt gjigant energjetik, nuk ka asnjë aktivitet tjetër të deklaruar, as asete të regjistruara, as bilance financiare të publikuara.

Kjo ngre pikëpyetjen thelbësore: Si mund të marrë një kompani e këtij profili një leje për një investim prej dhjetëra milionë eurosh.

Kalimi dorë më dorë i koncensionit të portit të Vlorës

Në gusht të vitit 2021, pasi qeveria shqiptare i dha për vetëm 1 euro kompanisë “Brunes” portin ekzistues të Vlorës për ta kthyer në resort dhe port jahtesh, shpalli tenderin për ndërtimin e një porti të ri tregtar në zonën e Triportit, ku më parë ndodhej porti i peshkimit.

Tenderi, i zhvilluar në shtator 2021, u fitua nga një bashkim prej 5 kompanish që ofruan ndërtimin me fondet e tyre, ndërsa shteti do t’u kthente 59 milionë euro me këste për 7 vjet. Kontrata u nënshkrua në prill 2022 dhe parashikonte përfundimin e punimeve brenda 36 muajsh.

Në maj 2022, 5 kompanitë krijuan shoqërinë koncesionare “Vlora Harbor Construction and Maintenance”. Vetëm katër muaj më vonë nisi shitja e aksioneve:

  • Agbes Constructionshiti 33% për 100 mijë euro.
  • Arconstudioshiti 25% për 2.500 euro.
  • Bestashiti 30% për 3.000 euro.

Të tria u blenë nga e njëjta kompani: Premium Construction & Maintenance, e cila për vetëm 105.500 euro u bë pronare e 92% të koncesionit prej 60 milionë euro. Sot, ajo dhe ITE Group (8%) janë zotëruese të plotfuqishme të projektit.

Ironikisht, Premium Construction & Maintenance nuk plotësonte asnjë kriter për të marrë pjesë në një kontratë publike të tillë. Ajo u themelua në qershor 2021, dy muaj para tenderit, me kapital 10 mijë lekë dhe aksionar të vetëm Hektor Agalliun, një pensionist nga Dimali që më parë kishte punuar si magazinier në kompaninë “Salillari”. Ai u bë, pa përvojë e pa fuqi financiare, pronar i një prej koncesioneve më të mëdha në vend. /skyweb.al

Tags: ;egenAlbania Solar PowerBabë e birËngjëll AgalliuHektor AgalliuHISTORI përrallashnjëri magazinier dhe tjetri shtrues asfaltiTërpani i Beratit
Previous Post

Sot Gert Bogdani do të festonte, Edlira Çepani përkujton me një dedikim prekës

Next Post

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

Next Post
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026
Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al