Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend projektbuxhetin 2026, duke ngritur pikëpyetje mbi kostot e aferave korruptive dhe duke mbrojtur zëvendësen e tij, Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
VIDEO/ Belinda Balluku në SPAK, vjen reagimi i parë i Edi Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha kryeministri deputetëve të opozitës, të cilët e nisën seancën plenare të së mërkurës duke kërkuar llogari pse ai mbante ende në detyrë zëvendëskryeministren Balluku, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shkelje të barazisë në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.

Marrjen e saj si të pandehur disa javë më parë, Rama e priti fillimisht me heshtje dhe më pas me sjelljen sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Balluku akuzohet se kontrolloi çdo hap të projektit rreth 190 milionë euro dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit për tunelin e Llogarasë — një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit.

Opozita akuzoi se anulimi dhe më pas rihapja e tenderit me urdhër të Ballukut i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 50 milionë euro, ndërsa sulmoi qeverinë se paratë e aferave korruptive të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë mund të ishin përdorur për rritjen e pensioneve.

Por për Ramën, shifrat e opozitës ishin gënjeshtra “me dhjetëra herë mbi realitetin”.

“Dëgjova këtu se në Shqipëri paska një taksë korrupsioni dhe se me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej rritje agresive pensionesh. Ky 450 mln euro është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush: 7×7 baraz 42. Jo 450, por as 45 nuk figuron askund në asnjë fashikull të një çështjeje të hetuar prej shumë vitesh,” tha ai.

“Për sa i përket tunelit të Llogarasë, ai 50 milionë euro është si 450 milionë euro i inceneratorit,” shtoi ai, duke iu referuar aferës ku është përfshirë Balluku.

Afera e inceneratorëve, për të cilën janë dënuar deri më tani një ish-ministër, një deputet dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro. Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, të cilët nuk janë funksionalë, kanë kushtuar rreth 58 milionë euro, ndërsa projekti për inceneratorin e Tiranës ka kushtuar më shumë se 100 milionë euro deri në vitin 2023, ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua kurrë.

Kryeministri po ashtu relativizoi abuzimet e qeverisë së tij me fondet e programit të Bashkimit Europian në mbështetje të fermerëve, i cili është pezulluar dhe është nën hetim pas konstatimit të keqpërdorimeve me shpërndarjen e parave të taksapaguesve europianë.

Rama pretendoi se abuzime me këto fonde kishte në të gjithë vendet europiane.

“OLAF, që bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023 nuk ka gjetur shkelje të së njëjtës natyrë si në Shqipëri, vetëm në këto vende: Luksemburg, Qipro, Holandë,” tha ai.

/reporter.al/

Tags: ballukuRama
Previous Post

Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm në “play-off”

Next Post

Reshjet e dendura izolojnë disa fshatra në Mirditë, dëmtime të shumta në rrugë dhe ura

Next Post
Reshjet e dendura izolojnë disa fshatra në Mirditë, dëmtime të shumta në rrugë dhe ura

Reshjet e dendura izolojnë disa fshatra në Mirditë, dëmtime të shumta në rrugë dhe ura

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al