Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama kontratë sekrete me kompaninë e pezulluar nga NATO

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama kontratë sekrete me kompaninë e pezulluar nga NATO
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.

Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.

Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.

Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë sekrete qindra milionë

Ndonëse shifra totale e kontratës me Elbit mbahet sekret, Kapitali ka hulumtuar se bëhet fjalë për një biznes, i cili varion nga 400 deri në 600 milionë euro. Gjithçka e firmosur në mënyrë sekrete.

Skemë e ngjashme si me arabët

Një burim konfidencial i tha Kapitalit se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë Elbit Systems.

Sipas këtij burimi, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.

Nuk dihet saktësisht se sa është fatura totale e këtij operacioni. Disa burime e çojnë atë në rendin e miliardit të eurove. Por deri më tani gjithçka mbahet sekret. Megjithatë, tani që Elbit është vënë nën shënjestrën e NATO-s për korrupsion pritet të dalin më shumë detaje edhe për kontratën sekrete multimilionare të Edi Ramës me kompaninë izraelite.

Sërish Roni?

Një burim i njohur me çështjen i tha Kapitalit se kumbari i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë izraelite ka qenë biznesmeni kontrovers izraelit me nënshtësi shqiptare Ron Yeffet, i njohur si një mik i afërt i Edi Ramës.

Aktualisht zoti Yeffet ka hyrë fuqishëm në biznesin e luftës në Shqipëri përmes dy kompanive në ortakëri me shoqërinë shtetërore Kayo. Kompania e parë e quajtur Timak Defence ka monopolin e furnizimit të forcave të armatosura shqiptare me automjete. Përveç Timak Defence, zoti Yefet ka dhe një kompani tjetër në ortakëri me Kayon.

Kompania e dytë quhet Advanced Arms Technology dhe zotërohet në masën 20 për qind nga Kayo dhe 80 për qind nga Uno 18 e Ron Yeffet. Objekti i kësaj shoqërie është prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Ndërkohë buxheti ka filluar menjëherë të pompojë lumenj parash drejt kompanive. Kapitali publikoi pak kohë më parë dy pagesa në vlerë 10.5 milionë euro drejt Timak Defence, kompanisë së përbashkët mes Kayos dhe Timak.

Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë sekrete qindra milionë

Por ky është vetëm fillimi i biznesit miliarder të armëve, që shumë shpejt do të shpërfaqet plotësisht si fronti i ri më i madh i korrupsionit në Shqipëri. Dhe para këtij biznesi inceneratorët dhe tunelet do të duket lodra fëmijësh./Kapitali

Tags: gazetat më të mëdha izraeliteHaaretzministri i Mbrojtjes Pirro VenguTimak Defencezbuloi se Elbit Systemzoti Yefet
Previous Post

Mbledhja e grupit të PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Next Post

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

Next Post
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al