Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.
Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Sakaq, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli. Sporti i ka kaluar Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me ministër Blendi Gonxhen.








