Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa vitesh, Kamzës po i transformohet peisazhi urban. Procesi, që përngjan me atë që u ndoq në Tiranë, është shtrirë jo vetëm në boshtin kryesor të qytetit, por dhe në lagjet e brendshme. Një nga zonat që e përfaqëson më mirë këtë ndryshim thelbësor është fusha që rrethonte ish-kompleksin sportiv “Rinia” dhe shtrihej deri në rrugën kombëtare.

Këtë fushë e përdornim për vite me radhë – gjatë pandemisë dhe viteve më pas – bashkë me aktorë të “Grupit Ata”, ku zhvillonim provat dhe shfaqjet për komunitetin. Por pas vitit 2022, hapësira u rrethua dhe u kthye në një kantier të madh ndërtimi.

Pavarësisht se ishte tokë private, ajo kishte rëndësi publike për aktivitetin e gjallë që i shërbente komunitetit. Duke analizuar zonën, vlen të rikujtojmë se në hartat zyrtare, kjo njësi strukturore figuron si “KZ UB A2 14/257”, e rrethuar nga rrugët “Stockholm”, “Nënë Tereza”, “Teuta” dhe “OSBE”.

“Grupi Ata” në prova për shfaqje në një nga fushat rreth ish-kompleksit sportiv “Rinia”, Kamëz/Foto R.Qema.

Një pasdite në pallatet e reja: Zëri i banorëve

Në fushat pranë ish-kompleksit tashmë janë ngritur dy ndërtesa rezidenciale, secila 9-katëshe, ndërtuar nga kompania “Mëhillaj” sh.p.k. Godina e dytë – me lejen nr. 4595 – mori miratimin nga kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, më 23 dhjetor 2022, katër muaj përpara miratimit të Planit të Detajuar Vendor.

Plani i Detajuar Vendor për këtë territor u firmos po nga Suli më 25 prill 2023. Një shqyrtim i lejeve dhe dokumenteve të zhvillimit tregon se numri i kateve, koeficienti i shfrytëzimit të truallit dhe norma e gjelbërimit janë në limitet maksimale por në përputhje me planin.

Megjithatë, sapo banorët u zhvendosën në dy pallatet e reja, doli në pah një problematikë e rëndësishme: mungesa e vendparkimeve, hapësirave publike dhe infrastrukturës për një jetesë cilësore.

Për të kuptuar më shumë rreth shqetësimeve të banorëve, kalova një pasdite në zonë. Shefqet Dina, pronari i një ushqimoreje pranë një prej pallateve – me origjinë nga Hasi dhe ish-sipërmarrës në Divjakë – tregoi për ndryshimin mes jetës rurale dhe asaj urbane.

“Me aq lekë blen 3-4 makina,” tregon ai përballë pyetjes për çmimin e vend-parkimeve nëntokë (15–20,000 euro), shifër që ai thotë se është shumë e lartë.

Pamje e zonës para ndërtimeve/Citizens.al

Pikërisht vendparkimi duket problemi i parë. Nëntokë pallatet ofrojnë rreth 40 vende, shumë më pak se numri minimal i kërkuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Kamzës – edhe për qëllim fitimi. Në Nenin 29 të këtij plani thuhet se minimalisht duhet “një vend parkimi për njësi banimi”.

Çmimi i qirasë për një vendparkim është i lartë, duke zënë deri 30 % të qirasë mujore të një apartamenti.

Fatos Demaj, një tjetër banor që jeton në Greqi dhe kthehet herë pas herë në banesën e tij me qera, tregon se parkimin e paguan muaj për muaj “vetëm për ato pak netë që kalon në Shqipëri”.

“Nuk kam kohë dhe nerva të shpenzoj gjysëm ore a më shumë për të gjetur vend parkimi,” thekson ai.

Kjo është gjendja e jetës urbane në lagjet e reja të Kamzës që vërvitet mes nevojës për infrastrukturë publike dhe shpërfilljes prej investimeve private.

Mes hapësirës pallateve, tre djem luanin me njëri tjetrin në një hapësirë që duket më shumë si në mes të një kantieri ndërtimi.

Pamje e zonës pas ndërtimeve/Citizens.al

“Imagjino po të kishim një fushë?!” ngriti si pyetje retorike njëri prej tyre pasi atyre u thashë se ekzistonte mundësia që për ta të ishte parashikuar diçka në projektin e zhvillimit.

Fëmijët që banojnë në këtë zonë bënë krahasimin me zonat e pa-urbanizuara dhe situatës aktuale që ata shohin në lagjen e tyre dhe shpresonin për një kënd lojërash apo fushë futbolli.

Projeksionet 3D të projektit në tabelën e punimeve tregojnë me vështirësi një park të vogël lojërash, por në realitet – pasi banorët u zhvendosën në hyrjet e reja – hapësira përreth mbeti e papunuar, me dhe të kuq e mbetje ndërtimi.

Nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)

Proceset administrative të miratimit të këtyre godinve në këtë njjësi strukturore në Kamëz iu nënshtruan një auditimi nga KLSH. Kontrolli, i cili përpiloi një raport përfundimtar në prill 2024, tregoi për parregullsi:

  •  Mungesë të 334 m² parkim në raport me kërkesat minimale;
  • Distancë 13 metra ndërmjet godinave (nga 15 metra e lejuar);
  • Dokumentacion i paplotë për godinën në “Rruga Roma”;
  • Llogaritje të gabuar të “Taksa Ndikimit në Infrastrukturë” në nëntë raste;
  • Mos-konsultim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për ndryshime në linjat ekzistuese.

Pas këtij kontrolli dhe raporti, KLSH ka kërkuar procedime disiplinore për 34 punonjës, përfshirë nënkryetaren Migena Habibi dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit (PKZHT) Erlend Baballëku.

Zona mes pallateve në Kamëz/Foto R.Qema.

Bashkia Kamëz kundërshton pjesërisht gjetjet për distancën, duke argumentuar se gjithçka është brenda kufijve të VKM-së nr. 408 duke qënë se “objekti nuk rezulton të jetë ndërtuar me leje ndërtimi apo disponon certifikatë përdorimi”. Por kjo lë pasoja në përditshmërinë dhe jetën e qytetarëve në këtë zonë, të cilëve u privohet “e drejta për diell dhe qiell”.

Paralelisht KLSH ka konstatuar pasaktësi në llogaritjen e taksave të ndikimit në infrastrukturë, ku përveç projektit në rrugën “Roma”, kjo duket të ketë ndodhur edhe në tetë raste të tjera. KLSH thekson se kjo praktikë ka ndikuar negativisht në buxhetin e bashkisë.

Nevoja për llogaridhënie: Bashkia hesht

Për t’u njohur me reagimin e institucionit mbi raportin e KLSH-së, por edhe me qasjen e zhvillimit urban, iu drejtuam Bashkisë Kamëz.

Në hyrje, përballëm një atmosferë refuzuese ku një kërkesë për intervistë me drejtorin e PKZHT-së, kalon në disa hallka shqyrtimi për miratim nga përgjegjësja për komunikimin, te kryetari Suli.

“Ta diskutoj edhe me Kryetarin, se cilin do vendosë, për t’iu përgjigjur pyetjeve.[…] Unë do ia lë shënim dhe do të më telefonojë,” tha përgjegjësja e komunikimit.

Pas dy javësh pritje të një përgjigjeje miratimi ose jo, nuk erdhi asnjë përgjigje. E njëjta histori përsëritet nga i njëjti institucion që refuzoi kërkesën për një reagim të ngjashëm edhe në janar 2023.

Tiranizimi i Kamzës

Kamza po merr pamjen e një qyteti me simptomat urbane të Tiranës: mungesë hapësirash publike, rrjet trafiku të mbingarkuar, parkingje të pamjaftueshme, probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe mungesë llogaridhënie.

Banderola e “Grupit Ata” kundër mënyrës së zhvillimit në Kamëz/Foto R.Qema.

Kjo pasqyron një model zhvillimi ku interesi privat merr përparësi mbi mirëqenien e komunitetit.

Aktivistët e qytetit e kanë kundërshtuar këtë zhvillim urban. Grupi Ata, gjatë Javës së Arkitekturës në vitin 2023, i priti vizitorët që vinin prej kryeqytetit në një tur në njësitë Bathore dhe Paksuqan me një banderolë ku shprehej kundërshtia ndaj ndërtimit të pakontrolluar në Kamëz dhe politikave urbane të diktuara prej pushtetarëve.

Pa ndërhyrje urgjente institucionale, Kamza do mbetet një shembull i “tiranizmit” urban.

/citizens.al/

Tags: betonizimkamezRakip suli
Previous Post

Deputeti i PS del nga SPAK, kyç gojën për mediat: Nuk flas dot

Next Post

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Next Post
Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al