Edhe këtë të premte qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kundër projektit në Zvërnec.
Me flamuj dhe pankarta në duar, ata kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Një ditë më partë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ngritur gjithashtu një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë.
Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.







