Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i është përgjigjur kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët dhe nuk do të tërhiqet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se, përtej çdo debati politik, Rama ka një kontratë me 860 mijë shqiptarë, të rinovuar në zgjedhjet e 11 majit 2025, e cila zgjat deri në vitin 2029.

“Mllefi dhe helmi i askujt, aq më pak i dikujt që jeton larg Shqipërisë, nuk mund të derdhen padrejtësisht mbi vendin tonë. Shqipëria ka halle, por nuk i zgjidh duke mohuar çdo arritje dhe duke nxirë çdo të mirë që është bërë për të. Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë çdo zë të arsyeshëm dhe të forcojmë dialogun me qytetarët, por pa u tërhequr as edhe një milimetër nga kontrata që rinovuam me shqiptarët në vitin 2025. Helmi dhe urrejtja nuk ndërtojnë as shtet, as të ardhme. Shqipërinë e ndërton puna!”, shkruan Manja.

Reagimi i deputetit socialist vjen vetëm pak orë pasi vetë kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve për dorëheqje të drejtuesit të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, dhe protestuesve që prej më shumë se katër javësh zhvillojnë demonstrata në Tiranë.

Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi mandatin e tij e konsideron një kontratë me qytetarët.

Tags: manjaRama
Previous Post

Aksident i 3-fishtë në autostradën Durrës–Tiranë, 2 të plagosur

Next Post

Protesta hyn në një fazë të re, nisin procedurat për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar

Next Post
Protesta hyn në një fazë të re, nisin procedurat për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar

Protesta hyn në një fazë të re, nisin procedurat për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

October 7, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al