Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë reaguar pas lajmit se shqiptarët kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene e zbuluar në disa mostra të qumështit të tregtuar për konsum.

Ata kanë hedhur poshtë deklaratën e AKU dhe theksojnë se aktualisht nuk ka asnjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj kompanive “Lufra” dhe “Erzeni” lidhur me problematika të aflatoksinës.

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit deklarojnë se industria shqiptare e qumështit duke filluar që nga fermerët e deri te përpunuesit, punon çdo ditë në përputhje me ligjet dhe standardet më të larta të sigurisë ushqimore.

Po ashtu, ata theksojnë se proceset e kontrollit përfshijnë testime të rregullta të cilësisë dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet kur konstatohet nevoja për korrigjime.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi në disa portale mediatike, dëshirojmë të sqarojmë për publikun e gjerë disa fakte të rëndësishme:

Industria shqiptare e qumështit duke filluar që nga fermerët e deri te përpunuesit, punon çdo ditë në përputhje me ligjet dhe standardet më të larta të sigurisë ushqimore. Proceset tona të kontrollit përfshijnë testime të rregullta të cilësisë dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet kur konstatohet nevoja për korrigjime.

Theksojmë se aktualisht nuk ka asnjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndaj ndonjë prej kompanive të përmendura në këto lajme, lidhur me problematika të aflatoksinës.

Në një treg gjithnjë e më të hapur ndaj produkteve të importuara, është e dhimbshme të shohim që herë pas here përhapja e lajmeve të pabazuara rrezikon të demtojë punën dhe përpjekjet e mijëra fermerëve dhe përpunuesve shqiptarë, në një kohë kur mbështetja për prodhimin vendas është më e rëndesishme se kurrë.

Si industri dhe fermerë, riafirmojmë përkushtimin tonë për sigurinë, cilësinë dhe transparencë ndaj çdo familjeje shqiptare.

Çfarë deklaroi AKU dy ditë më parë

AKU konfirmoi më 26 prill se në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.

Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.

Previous Post

AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar

Next Post

“Një oaz i nxehtë betoni”, “babëzia” e ndërtimeve po shkatërron historinë, gjelbërimin dhe klimën e Tiranës

Next Post
“Një oaz i nxehtë betoni”, “babëzia” e ndërtimeve po shkatërron historinë, gjelbërimin dhe klimën e Tiranës

"Një oaz i nxehtë betoni", “babëzia” e ndërtimeve po shkatërron historinë, gjelbërimin dhe klimën e Tiranës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al