Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi sot anulimin e tenderit me vlerë 720 mijë euro për instalimin e një sistemi të ri kamerash në degët doganore.

Vendimi për anulimin vjen pasi Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP) pranoi për shqyrtim një ankesë të paraqitur nga kompania shqiptare CSP, e cila ngriti dyshime serioze mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj procedure.

Tenderi i hapur nga AKSHI synonte instalimin e një sistemi monitorimi me kamera në disa pika doganore, por menjëherë pas shpalljes së dokumentacionit teknik, u hodhën akuza për paracaktim të fituesit dhe shkelje të rënda të parimeve të konkurrencës së lirë, raporton skyweb.al.

 

Ankesë për paracaktim fituesi dhe lidhjet me një kompani kineze të sanksionuar

Në ankesën e saj, kompania CSP, me pronar Klevis Xhagollin, denoncoi se kriteret teknike të tenderit ishin hartuar në mënyrë të tillë që favorizonin vetëm një produkt specifik: kamerat e prodhuara nga kompania kineze Uniview, model IPC6858ER-X40-VF.

Sipas CSP, të gjitha specifikimet ishin “qepur si kostum”, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër dhe duke bërë që tenderi të mos kishte asnjë garë reale.

Kapitali raportoi më herët se Uniview është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për përdorimin e teknologjisë së saj për survejimin masiv të ujgurëve dhe minoriteteve të tjera në Kinë.

Pavarësisht kësaj, tenderi i AKSHI-t parashikonte blerjen e pajisjeve të kësaj kompanie për sistemin e doganave shqiptare.

Ironikisht, në dokumentacionin e tenderit AKSHI kërkonte që të gjithë punonjësit që do të instalonin kamerat të kishin certifikata sigurie të lëshuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

Kjo kërkesë për siguri maksimale për punonjësit ishte në kontrats me përzgjedhjen e pajisjeve nga një kompani e ndaluar nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Një tjetër element që rëndonte situatën është fakti se Uniview nuk ka përfaqësi të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Produktet e saj përfaqësohen nga kompania AlbaScan, e listuar zyrtarisht si partnere në faqen e Uniview.

Në këtë mënyrë, përmes një procedure të kontestuar dhe përmes ndërmjetësve vendas, në Shqipëri po tentohej të instalohej pajisje të prodhuara nga një kompani e sanksionuar.

Pas shqyrtimit të ankesës dhe presionit publik mbi çështjen, AKSHI vendosi të anulojë tenderin, duke evituar për momentin një tjetër skandal në fushën e prokurimeve publike dhe sigurisë. /skyweb.al

Previous Post

Gerond Meçe ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

Next Post

Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas

Next Post
Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas

Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al