Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

QSUT dhuratë Allajbeut! Mbyllet salla 3 mln € te “Nënë Tereza”, transplanti i veshkës bëhet te Spitali Amerikan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
QSUT dhuratë Allajbeut! Mbyllet salla 3 mln € te “Nënë Tereza”, transplanti i veshkës bëhet te Spitali Amerikan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte viti 2009 kur në Shqipëri u realizua për herë të parë transplanti i veshkës tek një vajzë 19-vjeçare, të cilës veshkën ia dhuroi babai i saj.

Ky ishte një sukses për shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT, të cilët drejtoheshin në atë kohë nga mjeku urolog prof. Mustafa Xhani dhe mjeku nefrolog prof. Nestor Thereska, sukses i cili u trumbetua me të madhe. Historia e transplantit të veshkave nisi në vitin 2006 me një investim prej gati 3 milionë euro të projektit italian “Intereg”. Në QSUT u ndërtua salla e operacioneve për kryerjen e transplantit me pajise të teknologjisë së fundit të asaj kohe. U trajnuan mjekë urologë dhe nefrologë shqiptarë të cilët shkuan në Itali dhe po kështu në transplantin e parë u asistuan nga profesorë të njohur italianë.

Në atë kohë u premtua se do kryheshin 20 transplante në vit dhe në listë pritjeje ishin 500 persona. Por në fakt u kryen 2 apo 3 transplante të veshkave dhe sallës iu vu kyçi. Transplantet kryheshin, por jo më në shërbimin publik të urologjisë dhe nefrologjisë, por në dy spitalet jo publike të cilat janë në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili prej vitesh vjel miliarda lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

Burime bëjnë me dije se kostoja e një transplanti në dy spitalet e Allajbeut është 20–21 mijë euro. Po të njëjtat burime të besuara thonë se vetëm për vitin 2024 janë realizuar 14 transplante, 7 në spitalin Hygeia dhe 7 në spitalin Amerikan. Me një matematikë të thjeshtë, për 14 transplante përllogariten 280 mijë euro, të cilat kanë shkuar në një dorë, në arkën e biznesmenit Klodian Allajbeut.

Ndërkohë që në QSUT një sallë e pajisur me aparatura dhe gjithçka duhet për të kryer një transplant vazhdon të mos jetë funksionale pa një arsye konkrete. Top Channel i është drejtuar me një shkresë zyrtare drejtorisë së QSUT për të mësuar se përse nuk realizohet transplanti i veshkave në shërbimin publik? Deri në kthimin e kësaj përgjigjeje, burime të besuara thonë se shefi i shërbimit të Urologjisë nuk merr përsipër t’i realizojë ato me argumentin se stafi i ri nuk është trajnuar, pasi ekipi që e ka kryer më parë tanimë është në pension.

Por a është kjo në fakt një arsye, apo skema është ndërtuar e tillë për të favorizuar biznesmenin që vjel nga të gjitha anët buxhetin e shëndetësisë? Kirurgë të njohur thonë se transplant i veshkës është një procedurë e thjeshtë, thjesht kërkon vullnet. Madje ka pasur tentativa për ta rifilluar disa herë, por nuk dihet se çfarë e pengon rifillimin e kësaj procedure. Ndërkohë që shteti vazhdon të paguajë miliona lekë për spitalet private të Klodian Allajbeut./ Top Channel

Previous Post

Diaspora shqiptare letër Presidentit Trump: Ndihmoni Shqipërinë të rikthejë dy gjinitë natyrale

Next Post

Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar

Next Post
Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar

Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al