Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Qeveria e Kosovës miraton pr.buxhetin me vlerë 4 mld euro, rritje pagash e pensionesh. Pagë e 13-të për sektorin publik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KOSOVA
0
Albin Kurti: Këtë javë nisin diskutimet për qeverisjen qendrore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti i Kosovës për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro njoftoi kryeminisitri në detyrë, Albin Kurti. Në mbledhjen e qeverisë ai njoftoi se do të ndahet edhe paga e 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik në fund të vitit.

“Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari, është buxhet në vlerë 4 miliardë euro ku ¼ apo rreth 1 miliard janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do jetë dhënia e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik. Është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë. Ky buxhet përfshin edhe rritjen e pensioneve, rritjen e shtesave për fëmijë, shtesave për lehona dhe pagesat për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga Superpuna, kompletimin e reformave të asistencës sociale”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se nga muaji nëntor i këtij viti do të rriten pensionet nga 120 në 150 euro, si dhe do të rriten shtesat për fëmijë për 50 për qind.

 “Përveç rritjes së pagës në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Nga Ministria e Financave kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojë në 150 mijë të punësuar. Ashtu siç kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët. Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë, kategoritë e pensioneve bazike, personat me aftësi të kufizuara, për të rritur, fëmijë, si dhe pensionin invalidor të punës. Siç e dini, kam premtuar edhe lajm të mirë për nënat që marrin shtesa për fëmijë. Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të rriten për 50 për qind”, tha Kurti.

Kurti tha se, përkundër që janë në qeveri në detyrë, kanë obligim ligjor miratimin e buxhetit për vitin 2026. Ai u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë këtë buxhet pa shkuar në zgjedhje të reja, përkundër që ka dështuar të formojë qeverinë e re.

Previous Post

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës, ç’deklaroi për mediat

Next Post

Shkarkimi i Veliajt/ Përfaqësuesja e Ramës: Kjo çështje nuk është punë e Kushtetueses

Next Post
Shkarkimi i Veliajt/ Përfaqësuesja e Ramës: Kjo çështje nuk është punë e Kushtetueses

Shkarkimi i Veliajt/ Përfaqësuesja e Ramës: Kjo çështje nuk është punë e Kushtetueses

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al