Pesë qytetarë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, ata janë dërguar në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara gjatë tubimit.
Ndërkohë, protesta vijon ende jashtë godinës së Parlamentit, ku qytetarët kanë qëndruar përballë kordonit të sigurisë duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të policisë dhe efektivëve të FNSH-së, të angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.








