Është sulmuar me armë zjarri automatik ndërtesa e “CFO Pharma”.
Mësohet se sulmi me armë në drejtim të godinës ka ndodhur në orët e vona të natës. Biznesi ndodhet ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se drejt fasadës së “CFO PHARMA” janë qëlluar rreth 20 plumba.
Nuk ka ende njoftim nga policia, por efektivët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.