Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse goditja e Ben Ahmetajt u fokusua te Belinda Balluku

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Pse goditja e Ben Ahmetajt u fokusua te Belinda Balluku
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tabela e qitjes së intervistës së tretë të Arbem Ahmetajt, këtë herë, përpos kryeministrit Rama ka qenë zëvendësja e tij Belinda Balluku. Ai ka artikuluar disa akuza konkrete për drejtuesen e sektorit të energjisë, rrugëve, porteve, e cila kontrollon disa institucione dhe ministra. Ndërsa Ramën e konsideronte gjatë gjithë intervistës tek Çim Peka live “si kreu i organizatës” Belinda Ballukun e përshkroi si pronaren e një kompanie imagjinare “5B” të ngjashme me skemën e Veliajt, tek “5D”.

Ahmetaj i është rikthyer edhe njëherë temës të tunelit të Llogarasë, për të cilin sapo u anullua pa shkak tenderi i parë, çmimi u rrit me 50 milionë euro dhe për këtë u vendos gjatë një takimi në Turqi. “Unë kam qenë dëshmitar bashkë me Ramën dhe Belindën kur ndodhi kjo…Vetëm me këtë tunel të Llogarasë, janë gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha”, tha Ahmetaj duke e etiketuar Ballukun si “plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit që prej kohës së Ismail Qemalit”.

Sipas tij, duke llogaritur tenderat e rrugëve, koston e gjeneratorëve Tigër 1 dhe 2 në Vlorë që s’janë ndezur kurrë, investimeve të gabuara në energjitikë, Balluku i ka shkakuar buxheti të shetit një dëm dyfish më të madh sesa tërmeti i vitit 2019. “Dhe mos harroni- tha ai- se kostoja e dëmeve të tërmetit ishte afro 1.1 miliard Euro”.

Edhe për koncesionin e shumë diskutuar të rrugës Thumanë Kashar, Ahmetaj tha se e ka kundërshtuar Ballukun ta bënte në atë mënyrë. “Në vendim final është shfuqizuar urdhëri i anulimit, pra, është rrëzuar ndërpreja e procesit të koncensionit. Vendimet e gjykatës nuk i kanë dhënë të drejtë plaçkitëses që të bënte një format të ri koncencioni. Me vullnetin e saj ka bërë koncensionin dhe u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro, duke bërë një proces pa tender me vullnet të saj. Po pse mo ça janë qytetarët shqiptar që duhet të paguajnë më shumë se europianët për rrugët. Si ka mundësi që qytetarët shqiptarë paguajnë 12 euro cent për tollet e rrugëve, dhe qytetarët europianë me tvsh të përfshirë paguajnë 7 euro cent?” tha ai.

Duke iu referuar etiketimit “5B” Ahmetaj shtoi se zv/ kryeministrja ka emëruar dhe kontrollon personalisht pesë ministra duke përmendur me emra vetëm atë të Mbrojtjes, Piro Vengu, të brendëshëm, Ervin Hoxha dhe ministrin e financave Petrit Malaj.
Ndryshe nga intervista e parë tek Çim Peka live ku targetin e goditjes fokusoi Erion Veliajn të cilin e etiketoi si ‘pronarin faktik të inceneratorit”, tani që ky i fundit ka marrë në mënyrë të pakthyeshme tatëpjetën, sulmi është fokusuar tek ajo që konsiderohet si njeriu më i fuqishëm pranë Ramës, Belinda Balluku. Në intervistën e kësaj të hëne Veliaj  u pershkrua si një njeri që kishte kundërshtuar kanabizimin e vendit dhe për të cilin Ahmetaj nuk dëshëronte që të përfundonte në burg apo ti vuanin njerëzit e afërt. Madje ai vijoi se balluku paguan njerëz që të shkojnë nëdemostratat kundër tij.

Ndërsa e gjithë intervista u karakerizua nga epietet, “plaçkitëse”, “e paditur”, “Bela mafia” për numrin 2 të qeverisë. E sikur këto të mos mjaftonin ish zv/kryeministri ka thënë për pasardhësen e tij se për të gjitha ajo ka mbështetjen e SPAK-ut dhe Altin Dumanit. “Ajo thotë që sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën”, nënvizoi ai duke treguar se SPAK e ka hetuar ballukun për fallsifikim diplome por i ka mbyllur më pas hetimet./lapsi

Previous Post

Aksidentet rrugore u rritën me 29.6% në 2024-ën, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Next Post

Vdekja e 12-vjeçarit, mjekja kallëzon nënën e të miturit për dhunë

Next Post
Vdekja e 12-vjeçarit, mjekja kallëzon nënën e të miturit për dhunë

Vdekja e 12-vjeçarit, mjekja kallëzon nënën e të miturit për dhunë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al