Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, para kryeministrisë, ku një grup protestuesish janë vendosur përpara autobotëve dhe efektivëve të Policisë, me duart e ngritura lart.
“Hiqni kapelet”, u kanë thirrur protestuesit efektivëve, ndërsa qëndronin përballë tyre në shenjë kundërshtimi.

Teksa protestuesit qëndronin në atë pozicion, pa ushtruar dhunë në ato momente, Policia ka përdorur autobotët duke i spërkatur me ujë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë përplasjen mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.







